Top News - Kadyrov është i sëmurë! Ka frikë nga mjekët e Putinit, mund ta helmojnë

preview_player
Показать описание
Kreu i republikës Cecene, që po lufton krah Moskës në Ukrainë, Ramzan Kadyrov, ka probleme serioze shëndetësore. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë të veshkave dhe kjo konfirmohet nga kreu i qeverisë në mërgim të cecenisë, Akhmed Zakayev. Spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore u ndezën edhe më shumë pasi ai nuk u pa askund më 21 shkurt, në fjalimin e Vladimir Putinit në asamblenë federale. E përditshmja gjermane Bild, raporton ndërkohë se një mjek kryesor nefrolog i njohur nga Emiratet e bashkuara ka mbërritur në rusi për të vizituar Kadyrov, pasi ky i fundit nuk i beson mjekëve rusë, me dyshimin se ata mund ta helmojnë. Më herët, Zakajev, tha për kanalin televiziv Ukrainas, Freedom, se Kadyrov ishte i sëmurë e madje edhe i varur nga droga, pasi prej shumë vitesh merrte pilula energjie. “Ai nuk mund ta kontrollojë veten pa to. Kjo është arsyeja përse ekzistojnë edhe dyshimet se është i sëmurë. Thuhet se ai ka shkuar diku për të pushtuar por në fakt mund të jetë duke u trajtuar nga mjekët”, thotë Zakajev.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#Kadyrov
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E pra Zoti esht I madh kadirov duhet ti paguaj zullumet qe ka ber

florimxhelili
Автор

Nga I gjeni keto lajme pz SA m pelqejn 😆😂keni agjent n mosk h

.a
Автор

ZOTI eshte i MADH e kete duhen ta dine vellezerit e tij T ALIBASHA qe jane shperngulur ketej nga anet tona...

bashkimbengasi
Автор

😂😂😂😂😂😂😂😂po ju i bot te gjith te semur

bukuroshblloshmi
Автор

Drejte.e.helmon.putini
Large.nga.ukraina.Rusia

festimkertusha