Top News - Megi, gjysmëfinalistja e parë/ Elvana Gjata, surpriza e Dancing With The Stars

preview_player
Показать описание
Megi Pojani dhe partneri i saj në kërcim Jurgeni janë gjysmëfinalistët e parë të Dancing With The Stars. Ata kanë arritur të jenë më të votuarit nga mbledhja e pikëve të jurisë dhe publikut të premten mbrëma.
Megi ka tërhequr shumë vëmendje me kërcimet e saj dhe duket se ajo dhe Jurgeni të premten e ardhshme do të kenë imunitet. Konkurrentët zgjodhën të kërcejnë këtë të premte me hitet dhe muzikën e këngëtares Elvana Gjata.
Elvana Gjata ka qenë e ftuar speciale teksa bëri një performancë surprizë në krah të balerinit profesionist Esdalin Gorani.
Këngëtarja dhuroi dy kërcime surprise, teksa emocionoi dhe shkëlqeu në skenë, por përveç katër anëtarëve të tjerë të jurisë së spektalit më të ndjekur, edhe vetë artistja vlerësoi me pikë konkurrentët.
Kjo ishte një natë shumë e rëndësishme por edhe një garë e ashpër, kur nuk pati eliminim, por vota e publikut ishte shumë e vlefshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#ElvanaGjata#TopChannel
Рекомендации по теме