Top News - Dialogu Kosovë-Serbi/ Shtyhet takimi i së hënës

preview_player
Показать описание
Takimi i ri nw nivel ekspertwsh mes Kosovës dhe Serbisë, I parashikuar tw mbahej të hënën në Bruksel, është shtyrë, sic thuhet, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter. Një ditë më herët, Lajçak kishte konfirmuar se të hënën do të zhvillohej takimi mes shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuric dhe se temë diskutimesh do tw ishin pretendimet financiare dhe ato tw pronwsisw ndwrmjet dy vendeve. Lajçak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës. Disa shtete të Evropës, përfshirë Belgjikën, janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatw, nga ana tjetwr, edhe njoftimet e mehershme pwr mbajtjen e kwtyre bisedimeve nuk dukeshin shumw optimiste. Palwt kanw shfaqur qwndrime tw kundwrta rreth diskutimit për marrëveshjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në Kosovë vazhdojnë të insistojnë se kjo është “çështje e mbyllur” dhe nuk do të flitet në Bruksel, ndërsa delegacioni i Serbisë e ka kushtëzuar praninë në vazhdim të dialogut pikërisht me gatishmërinë e Kosovës për të folur mbi kwtw cwshtje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kosova#Serbia#TopChannel
Рекомендации по теме