filmov
tv
Biskota me copa cokollate nga Gatuaj me Marjanën

Показать описание
Biskota me copa cokollate nga Gatuaj me Marjanën
Përbërësit
400 gr miell
180 gr sheqer
3 kokrra vezë
1 të bardhë veze për lyerje
90 gr gjalpë brumë
150 gr cokollate fondente të grirë
2 lugë çaj me pluhur pjekje
1 lugë çaj me vanilje puhur
Pak essence vanilje
Pak krip sa të kapin mollzat e gishtave
Pak sheqer për pudrosje
Përgatitja
Fillimisht punojmë gjalpin me një rrahëse vezësh.
Më pas do të hedhim sheqerin deri sa të fitojmë një masë brumi. Mbasi kemi përfituar këtë masë fillojmë dhe hedhim vezët një nga një duke i punuar me rradhë.
Hedhim miellin ku më parë e kemi situr dhe në të kemi hedhur përbërësit e tjerë si:
2 lugë çaj me pluhur pjekje,
1 lugë çaj me vanilje puhur
Pak essence vanilje
Pak krip sa të kapin mollzat e gishtave.
E punojmë deri sa të përfitojmë një brumë të butë.
Hedhim cokollatën fondente të grirë dhe përsëri e punojmë brumin.
Çokollatat janë bashkuar me masën e brumit atëhere e heqim brumin dhe e vendosim në tavolinën e punës ku më parë e kemi pudrosur me miell.
E punojmë pak duke e pudrosur dhe e ndajmë brumin në dy pjesë.
Fillojmë formojme nje rulo me një pjesë të brumit duke e shtypur me dorë.
E spërkatim me pak miell dhe e vendosim në tavën ku më parë kemi shtruar letër guzhine.
Kështu veprojme edhe me pjesën tjetër të brumit.
Fillojmë dhe i lyejmë nëpërmjetë një furçe me të bardhën e vezës. I pudrosim edhe me sheqer dhe i fusim në furrë për tu pjekur.
Furrën do ta ngrohim më përpara në temperaturën 175 gradë C. Do ta pjekim po në këtë temperatureë për 30-35 minuta.
E heqim nga furra ku e lëmë pak ti dali nxehtësia e madhe dhe fillojmë e presim në copa.
Mbas prerjes në copa i vendosim në zgarën e sobes dhe i fusim përsëri në furrë për 20 minuta në temperaturën 110 gradë C.
Në këtë moment biskotat jane gati për tu servirur.
Ju bëftë mire !