Tv Klan - Xhaçka: Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Me iniciativën e Shqipërisë dhe Francës, në selinë e OKB u zhvillua një mbledhje për krimet e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në vendin e saj fqinj.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësi. Dhe kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne. Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që përgjegjësit të japin llogari”.
Xhaçka u ndal tek arsyet se përse Shqipëria u bë një nga 48 vendet që ia referuan situatën në Ukrainë Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit.
“Në vitin 1999 vendim im strehoi qindra familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në Kosovë. Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante. Kjo ndjenjë u rizgjua tek unë dhe tek shumë njerëz në Shqipëri dhe në mbarë botën, kur nga Ukraina u shfaqën imazhet e tmerrshme , ku krime të tilla po kryheshin para syve tanë kundër njerëzve të pafajshëm, në një vend që nuk kishte bërë asgjë për të provokuar sulmin kundër tij”.
Para takimit në Këshillin e Sigurisë, ministrja Olta Xhaçka dha një deklaratë për mediat ndërkombëtare, ku vuri theksin tek dokumentimi i të gjitha krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia që të përdoren në gjykatë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме