“Po pres të më sjellin djalin”, Blendi Fevziu tregon fjalët e Parashqevi Simakut

preview_player
Показать описание
Video e Parashqevi Simakut e publikuar të premten fillimisht nga gazetari Blendi Fevziu në Instagramin e tij, bëri bujë gjatë këtyre ditëve teksa shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA u ofruan të gatshëm për ta ndihmuar.

Në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu foli për këtë rast, duke treguar ëndrrat e Parashqevi Simakut për të shkuar në Hollivud, duke nisur me largimin e saj nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1991.

Fevziu kujtoi edhe takimin e fundit në SHBA me Parashqevi Simakun në vitin 1995.

Blendi Fevziu thotë se ka qenë në dijeni se si kishte marrë rrjedha e jetës së Simakut, që kulmoi me divorcin e saj me ish-bashkëshortin libanezo-amerikan. Pas divorcit, gjykata amerikane i dha kujdestarinë e djalit ish-bashkëshortit dhe jo këngëtares shqiptare. Kjo ishte dhe goditja fatale për Parashqevi Simakun.

“Nuk kam dashur të publikoj më shumë materiale. Pse? Parashqevi Simaku u largua në SHBA në një moment dramatik për jetën e saj. Ajo vendosi të ndiqte ëndrrën amerikane. Nuk është e lehtë për askënd. U drejtua drejt hollivudit. U martua me një libanezo-amerikan, me një kitarist. Me të pati dhe një fëmijë. Martesa e saj nuk shkoi mirë. Ka shumë detaje mbi divorcin e saj, mbi procesin gjyqësor që ju bë. Nuk do doja të jepja asnjë nga këto sepse gjithsesi janë informacione personale. Gjykata vendosi që djalin nuk do ta mbante Parashqevi Simaku, por bashkëshorti i saj. Humbja e djalit qe traumatike për Parashqevi Simakun. Menjëherë pas humbjes së djalit, ajo humbi kontaktet me të afërmit, kontaktet me miqtë, u largua nga shtëpia e saj, nuk identifikohej ku gjendej. Për 4 vjet ka jetuar në një qendër hebraike ku qëndrojnë njerëzit e pastrehë. Pas 4 viteve është larguar prej andej. Adresa e fundit e tregonte në Los Anxhelos”, u shpreh Fevziu.

Gazetari theksoi se ish-bashkëshorti nuk pranon asnjë telefonatë në lidhje me Parashqevi Simakun. Teksa kjo e fundit, sipas Fevziut, është shprehur se “pret djalin”.

“Që prej 10 vjetësh fle ku mundet, nëpër rrugë, stacione treni, në zona të ndryshme, ku shumë shqiptarë e kanë identifikuar. Disa prej tyre dhe miq të saj herë pas here e takonin për t’i dhuruar diçka. Ajo e kishte marrë atë vendim si një zgjedhje të sajën, jo si pamundësi. Shumë njerëz kishin shkuar për t’ja ofruar ndihmën dhe ajo e kishte refuzuar. Ajo kishte vendosur ta bënte këtë jetë në një moment traume për arsye të humbjes së fëmijës. E vetmja fjalë që ju ka përsëritur të gjithëve është ‘po pres të më sjellin djalin’. Historia e saj është e një vendimi që kishte marrë në jetën e saj”, theksoi Blendi Fevziu.

Pas publikimit të videos nga Fevziu, në fundjavë e gjeti një zonjë që jeton në SHBA prej 10 vitesh, Elvira Tata, e cila arriti të bisedonte me Parashqevi Simakun në anglisht e më pas në shqip.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Histori e tmerrshme, , e artistes tone me dhemb shpirti ♥️♥️♥️

olitrifi
Автор

Un si nan që jam e kuptoj shum mir traumen që paska pësu që ja paskan hek djalin, por jeta vazhdon e nuk duhet kurr me u dorzu. Ishalla tè nimon i madhi Zot me e përqafu sërisht djalin. Tè uroj shnet e tana tè mirat Parashqevi Simaku.❤😊🙏🏻👍🏻❤️🤩😘😘😘🦅💪🏻🤝🏻🤗

marcelacurri
Автор

PARASHEVIA ESHT DRITA E SHQIPERIS KAM QAR ME DENES KUR E DEGJOVA HISTORIN E SAJ POR DHE SHUM E GEZUAR QE U NDIHMUA ❤❤❤❤❤❤❤❤❤

anaanna
Автор

Bravo Blendi Feivziu le të shajë kush të dojë, ke bërë gjënë më të duhur ❤🫶🌟🫶🍀🍀🙏🙏

sadijemerz
Автор

Perlë e këngës shqiptare, të lehtë e popullore ishte zëri i Parashqevisë❤😢

SilviaSkenderi
Автор

Zoti mos paste mëshire as ne kete jete as ne jeten tjeter kush ndan fmijn prej nans te vet.
Zoti bashkofte cdo zemer nanet me femijn e vet.

SabetaCekaj
Автор

Si ka mundesi qe qdo qytetar i ketij vendi🇦🇱tani po bejn kaq jehon madhe mbas nje televizioni amerikan per Parashivisin kur skam degjuar nje her nje keng saj as ne makina e as ne televizione vendosen kenget e dives Shqiptare 🇦🇱👑❤️🏆Parashivis Makut rrespekte per Parashivisin dhe nuk ka pas dit qe nuk degjoja kenget e sajbreslense ne shtepi nga jutubi🥰✌️

arbersyla
Автор

O zot .Sa vuan zemra e nje nene per dashurin e femijes sesaj

GentiBuqe
Автор

She’s amazing, I can’t believe her..how come no one helped her before
That’s so sad 😢😢😢makes me cry 😢 😢😢
The husband is a monster
Broke her down and did not help
He cheated on her and left her, in street, and took her son away
Unbelievable
So sad 😭
Why no one help her
Makes me cry 😢
Husband needs to pay the price

We love you parashqevi simaku
I grow up with her music
😢😢😢😢
🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉
❤❤❤❤❤❤❤❤

Lla-Bellaaa
Автор

Eshte per Ti bere nje film historija e saj me djalin, vetem femija te sjell ne nje gjendje te tille.

MirelaMirela-jw
Автор

Po pse ju largua nenes shume faj ka po zoti ta ndimoj

helent
Автор

Bravo Blendi për vidjon që u shfaq përsëri një meteor doli përsëri

kimetehaxhija
Автор

Cdo teme zhvleresohet si behet shume virale. Me mire kishte qene te ju kishte ndihmuar te shkretes pa bere kaq buje

fatmirdedi
Автор

Ashtu si tmartohet me Libanon e jo me shiptar

Shkumbin-lq
Автор

Jo ne Vitin 1991 ishte ne Amerik
Ajo ne vitin 1991 ka qene ne Zvicer ne Lausanne
E kam takuar
Ka dhene nje koncert

myro
Автор

E habitshme shimaku diqka e pa beeueshme😢

gentidushaj
Автор

NJE PYETJE: nuk dua të paragjykojë njeri sepse halli hallit nuk i ngjan por dua të kuptoj; nuk mund të vihen me faj prindërit si nga mosha dhe problematikat që sjell pleqnia dhe mllefin që kanë marrë me vete duke ditë që vajza e tyre është në atë gjendje ose duke mos patur asnjë informacion....vëllai që sot del duke falënderuar të tjerët për bamirësine e tyre si ka arrit të flej rehat gjith këto vite duke ditur në gjendje është motra, ose tani që ka zbuluar ke është përse tani pak dit nga 2025 nuk merr avionin dhe i rrin afër motrës vet.

Habitem, inshalla zoti mos na provojë me situata të tilla, por krijohen mundësitë në qoftë se e dëshiron...edhe duke kërkuar lek borxh.

arnitdani
Автор

Doni te beni emisione po do ishte me mire qe mos ta nxirrni me ate video. Kini pak me respekt

jameslion
Автор

Tani u kujtuat ku ishit me par per ta.ndihmuar turp tkeni te gjith medjat

artpikturbyrita
Автор

Nje menyre per ta ndihmuar eshte edhe te hapet nje kanal oficial me kenget e saj ! Jane hapur kanale te reja qe po transmetojne kenget e saj ! Ti Blendi mund ta orientosh kete tek dikush

liriehaxhiaj