Top Channel/ Frika e Macron në Moskë: Rusët deshën t`i vidhnin ADN-në!

preview_player
Показать описание
Pamjet e takimit të Emmanuel Macron me Vladimir Putin në Moskë bënë xhiron e botës, dhe kjo jo vetëm për rëndësinë diplomatike të tij. Shumëkush u habit nga tryeza e gjatë në të cilën ishin ulur dy liderët, dhe distance e madhe që ajo krijonte mes tyre.

Dy burime pranë presidentit francez dhanë një shpjegim për Reuters lidhur me uljën e udhëhqesve në skaje të kundërta te tavolinës 4 metra të gjatë, cka u intepretuar si përpjekje e Putinit për ti përcjellë ndërkombëtarëve një mesazh. Burimet në fjalë thonë se Macron refuzoi kërkesën e Kremlinit që të bënte një test rus për COVID-19 dhe me një arsye të fortë sipas tyre. “Ne e dinim shumë mirë që kjo do të thoshte mos shtrëngim duarsh dhe atë tryezë të gjatë. Por nuk mund të pranonim që ata të ‘vidhnin’ ADN-në e presidentit”, thanë dy zyrtarët për agjensinë e njohur të lajmeve.

Ata shpjeguan se Macronit i ishte dhënë një zgjedhje: ose të pranonte një test PCR të bërë nga autoritetet ruse, ose në të kundërt, të respektonte një distancim të rreptë social. Zëdhënësi i Kremlinit nuk iu përgjigj një mesazhi nga Reuters që i kërkonte koment. Burimet shtuan se Macron bëri një test PCR francez përpara nisjes dhe një test antigjeni të realizuar nga mjeku i tij një herë në Rusi.Të enjten, tre ditë pasi Macron dhe Putin patën takimin e tyre në distancë, lideri rus priti presidentin kazak Kassym-Jomart Tokayev. Të dy burrat shtrënguan duart dhe u ulën afër njëri-tjetrit, të ndarë vetëm nga një tavolinë e vogël kafeje

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#EmmanuelMacron#VladimirPutin#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po u dogjen Ruset per ADN e Makronit🤣🤣🤣

rolandimulla
Автор

Duhet te Ishte me e gjat tavolina 8 metra

Burbery
Автор

pse ne qe bejm teste a po na vidhet adn a

elooelooo
Автор

Makaroni sikur femer para putinit ishte 🤣🤣🤣

kosovar
Автор

Ky esht leper Francez hahhahahaahhah ka frike

gencipollo
Автор

Makron Putin, franc Rusia vllezer jan ❤️

catanesecatania
Автор

Po taman me i marre adn kti se asht rrace e mire shume hahaha

robertndreca
Автор

Dhe thosha, pse po me kruheshin topet,

ANTIPATREA-K
Автор

Franca si për herë e Makroni vari karsi si për herë me djallëzitë e tyre

juljanbezo
Автор

Mund të mësoni gjermanisht 🇩🇪 nga kanali ynë.

iamstrefi
Автор

Lajm pa pik lidhje ...dhe pa pik vertetsie
Ate sall perdor Puttin per takime me tematike te ngjashme...

elsongjoka
Автор

Edhe po tja merrnin sdo te ndodhte hataja se nuk ben dot gje me analiza.E vetmja gje qe mund ti ndodh eshte qe nese vuan ndonje semundje mund ta kuptojne

tragic
Автор

makroni është me i poshter se rusi ?
Makroni eshte GJAKPIRES ?
NUK DO EMIGRANT ?

HH-foxk
Автор

mos plaste lufte berthamore se ne dhe kosova rrezikohemi tej mase, nese rusi gjuan me berthamore dije qe objektivat jan kosova e shqiperia e pak rumania boo booo

ROMAN-qnez