Top News-Viktima e fundit, një fëmijë…!/U gjet në rrënojat e autobusit të aksidentit

preview_player
Показать описание
Përfundimisht janë shuar shpresat se mund të kishte tjetër të mbijetuar në autobusin që u dogj e ku humbën jetën tragjikisht 45 persona në autostradën e Strumës në Bullgari. Autoritetet kanë nxjerrë edhe trupin e fundit të mbetur në autobus. Sipas mediave bullgare bëhet me dije se trupi i fundit ishte një fëmijë. Cdo ditë e më shumë, ndërsa zbardhet detaje të reja mbi hetimet e kësj ngjarje tragjike, aq më shumë theksohet fakti se aksidenti I rëndë u shkaktua për shkak të gabimit njerëzor. Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë, Borislav Sarafov, u shpreh se i vetmi faktor që deri më tani besohet të ketë shkaktuar tragjedinë e rëndë, është prej gabimit njerëzor.
“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, ndonëse po shqyrtohen kushtet e rrugës ku ndodhi aksidenti, sinjalistika dhe ndricimi. Trotuari që ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në atë vend, por edhe i rrezikshëm. Nuk pati shpërthim, zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e mjetit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse a mori flakë”.
Ky I fundit, insiston se nga autopsia rezultoi që pasagjerët kanë vdekur të mbytur të tymi, dhe jo nga përplasja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë. Autobususi me 52 udhëtarë po kthehej nga Turqia, ndërsa fatkeqssiht në orëet e para të mëngjesit, mori flakë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë 45 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Pamje : AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bullgari#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru