Xhensila Myrtezai - Edhe nje here, 26 Mars 2012 - Top Fest 9

preview_player
Показать описание
Top Fest, festival i muzikës moderne shqiptare ka nisur ne vitin 2004. Festivali është një eveniment, i cili i jep mbështetje artisteve te afirmuar te muzikës shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, dhe diaspore.Ne Top Fest jane prezantuar kryesisht kengetare te rinj te muzikës moderne. Kengetare dhe grupe qe jane prezantuar per here te pare ne Top Fest jane: Stine, Grupi Asgje Sikur Dielli, Adrian Gaxha, Indrit Mesiti, Grupi Kthejllu, Alban Skenderaj, Nora Istrefi, Blero, Big Mama, Shpat Kasapi, Vesa Luma, Linda Halimi, Flaka Krelani, Tuna, Valon Shehu, NRG band, Zanfina Ismajli, Malda Susuri, Big Basta, Grupi XXL, Anxhelina Hadergjonaj. Pervec promovimit te artisteve te rinj, ne Top Fest ne keto tete edicione kane qene pjesmarres edhe artiste te njohur te muzikes se lehte shqiptare, ku mund te permenden: Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Mefarete Laze, Mariza Ikonomi, Eliza Hoxha, Grupi Humus, Grupi Troja, Besa.Objektivat e festivalit jane promovimi i muzikes moderne shqiptare, mbeshteja e artisteve te rinj, qe duan te marrin pjese ne kete event dhe nxitja e krijmtarise se muzikes moderne.Struktura e festivalitNe fazen e pare te konkurimit kengetaret bejne prezantimin e kenges se tyre, dhe kjo faze zgjat rreth 2 muaj, ku kendohet playback. Pas perfundimt te fazes se pare nga bordi drejtues i festivalit behet perzgjedhja e kengetareve per ne fazen e dyte gjysem finale. (shpjegim: fazat gjysme finale jane bere ne edicionin e shtate dhe tete ku eshte kenduar “live”)Pas perfundimit te fazes gjysme finale kengetaret kandidohen ne kategorite e cmimeve te festivalit, cmime qe ndahen ne naten finale. Perpara fillimit te nates finale, e cila ne tete edicionet eshte transmetuar live ne Top Channel, si dhe me pas ne kanalin My Music dhe Hd2 ne digitalb, eshte realizuar ne hyrje te salles se eventit "Tapeti i Kuq", ku publiku dhe fansat e kengetareve kane bere foto dhe kane takuar kengetarin ose grupin e preferuar.Nata finale e festivalit eshte konceptuar nje mbremje gala ku ndahen cmime per pjesmarresit ne kategori te ndryshme dhe cmimi i madh, “fituesi i festivalit”. Artiste te njohur, por edhe te rinj jane vleresuar ne keto tete vite me cmime ne kategori si kengetari i ri me i mire, kenga me e mire pop rock, kenga me e mire e rrymes alternative, kenga me e mire hip hop dhe rnb, kengetari me i mire mashkull, kengetarja me e mire femer, cmimi i Internetit, kenga me mire, interpretuesi me i mire, video me e mire, cmimi i Digitalb, cmimi Top Albania Radio dhe Cmimi i madh “Fituesi i festivalit” Cmimi i madh ose “Fituesi i festivalit” nga edicioni i pare dhe deri ne edicionin e katert eshte percaktuar nga votimi i publikut, ndersa nga edicioni i peste deri ne edicionin e tete eshte percaktuar nga votimi i publikut bashke me vleresimin e nje jurie profesioniste.Nga edicioni i pare deri ne edicionin e gjashte, pjesmarresit kane kenduar me superpozim ne fazen e pare dhe ne mbremjen finale. Ne gjashte edicionet e para, ne fazen e pare te prezantimit mesatarisht ne cdo vit kane konkuruar rreth 250 kengetare dhe grupe muzikore, pervec dy edicioneve te fundit qe jane prezantuar 130 artiste.Ne dy vitet e fundit perkatesisht, ne edicionin e shtate dhe te tete, Top Fest prezantoi per here te pare kenget konkuruese te kenduara live, ku kengetaret jane shoqeruar ne gjysem finale dhe ne mbremjen finale nga orkestra e Top channel.Kjo ishte nje sfide e madhe per muziken moderne qe realizohet kohet e fundit dhe qe eshte shume me e nderlikuar ne raport midis orkestres dhe teknologjise se perdorur per realizimin e kengeve. Top Fest vazhdon prezantimin "live" te kengeve dhe ne kete menyre po i jep nje mundesi artisteve shqiptare ne rritjen e cilesise te prezantimit te tyre, duke i sherbyer edhe publikut shqiptar brenda dhe jasht vendit ne publikimin e nje krijimtarie te mire muzikore. Pervec atyre qe suksesin vazhdojne ta ngjisin, top fest vazhdon ende te kerkoje mes te rinjve talente reja.Ky festival eshte nje pasarele me kenge te rrymave te ndryshme, por edhe veshjet dhe performancat qe jane realizuar ne keto tete edicione kane sjelle nje stil te vecante. Ajo qe mund te thuhet tashme eshte se skena e top fest dhe kenget qe jane vleresuar me cmime kane qene ne sintoni perfekte me preferencat e publikut.Kenget e “Top Fest ”te tete edicioneve vazhdojne te transmetohen ne programet muzikore ne valet e Top Albania Radios, My Music ne Digitalb dhe Radio My music.Ne edicionin e pare te Top fest, e paraprinte nje emision tjeter ‘Poleposition”, emision per talentet e reja ne kenge, kercim, aktrim. Drejtues i emisionit Poleposition ka qene Olti Xhezo.Stafi perzgjedhes dhe trainues i pjesmarresve :Kozeta Bakiu, Robert Radoja, Alfred Trebicka, Vikena Kamenica, Ema Andrea, Elona Nallbani. Pjesmarres dhe fiues ne kete talent show ka qene Gresa Gjoceraj, pjesamrres dhe finalist Ledion Lico.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kjo eshte Xhensila perfekte e sinqertë, e thjeshte, e bukur, me vlera, e tashti tamam exhte cmendur😢

ValentinaDoda-nutm
Автор

Sa shume ka ndryshuar 😳 prape shume e bukur ka qene edhe pa asnje lloj nderhyrje, por leku ti verbon syte sot jane mbushur ne lukse ekstreme keta artistet e thjeshte shqipetare

memel
Автор

Sa e mire ka qene Xhensila. Sa kujtime kjo kenge ❤😢

cuteunicorn
Автор

Kjo eshte koha kur edhe pjeshket ishin organike

energyofficial
Автор

Thjeshtesia sinqeriteti kto jan vlerat e njeriut, bukuria e shpirtit

ValentinaDoda-nutm
Автор

Super keng super dhe xhesi si yll ❤vetem me dicka po qesh 😂kur ul bluzen ndersa tani e nxier barkun fare gjithsesi ashtu ka qen koha ateher 💕😍🥰

mabellalaj
Автор

Ajo e bukur ka qene, por kane ndryshuar kohet veshja dhe makeup-pi ben te duket sikur cfare ka be, plus qe ka qen e e vogel akoma, mua me pelqen xhensila...

ledianatoci
Автор

Me kete kenge dhe embelsine tende ne kenge u bera fans i yti.
Edhe nje here, iu ktheva perseri kesaj kenge.

astodi
Автор

O njerez nderhyrje po bejne njerzit e thjeshte, ndoshta skan buke te thane e nderhyrje po bejne. Jo kjo qe eshte artiste . Qe ndonjehere e ka dhe te imponuar. Edhe pse kjo ska ndryshuar mendoj une. Shume persona behen me te bukur ne moshe me madhore se sa kur ato mund te ken moshen per te qene te bukur.

destimondaagolli
Автор

2019?? Vokali eshte dhe ka qen gjithmone i saji por ajo personalisht ka ndrsh 100% Sot ska me bukuri natyrale njerez 😂

itsklaw
Автор

Njeriu ndryshon permiresohet perkeqesohet varet nga rrethanat. Kjo qe ka parane e mban veten dhe duket tjeter njeri tani. Pa dyshim qe disa nderhyrje te vogla i ka bere ..buzet ne rradh te pare. Gjithesesi ka qene shum e mire

annyalbanian
Автор

Bravoo xhesila moj vajzë e mbeekullushme të këndoftë zemra të këndoftë shpirti

etlevadoko
Автор

zeri I saj eshte fantastik ndersa ne lidhje me veshjen kohet kane ndryshuar sepse ketu eshte ne 2012 dhe normale qe ka ndryshuar sepse kane kaluar 7 vite

eltionaelezi
Автор

Veni syze dhe shifeni mire si ka qene tek Ethet, dhe vërehen operimet, ...7 cop i ka bere, per mos thene me shume .. Juve qe thoni ska operime qenkeni te verbuar.... Vertet eshte bere shume e bukur, por mos thoni ska operime se late nam

denisaillyrians
Автор

Akoma degjohet kjo kenge. Je super xhensilaa

enkeledab
Автор

Sa e mirë ka qënë RIP..e shkreta seshte më vetja..🤣🤣🤣🤣🤣

layla-foke
Автор

Kush ta ka inatin I shkrejti e shkrejta zoti sja ka fal fatin Bravo muzik moderne dhe moderne shqipe me dy krera fol kush don ti je

artanajgeraj
Автор

Xhesila eshte nje yll . Ju beni komente sa te doni.

helenosmani
Автор

edhe sot ngjohet akm kenga jote te lumt embelsira e estrades ❤

evalikai
Автор

Sdi a osht xhensila valla shum paske ndryshu me operacione skemi na kengetare natyrale ska mo 😜

luleajdari