Top News - Aksident në Itali, plagoset çifti shqiptar / Ndodhen në spital, mes jetës dhe vdekjes

preview_player
Показать описание
Një çift shqiptarësh janë në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti të frikshëm rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Marola të Italisë.
Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë tre makina, ku më rëndë janë plagosur shoferi dhe pasagjerja në makinën tip Audi A3, burrë e grua të dy me origjinë shqiptare, mjeti i të cilëve në pjesën e përparme u shkatërrua plotësisht.
Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin Sant’Andrea. Mësohet se makina po ecte në drejtim të qytetit me shpejtësi të lartë, kur fillimisht goditi një makinë të bardhë në të cilën ndodheshin dy të rinj e më pas u përplas me një makinë tjetër ku ndodhej një person.
Bëhet e ditur që të tre personat që ndodheshin në dy makinat e tjera nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur edhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ku dy shqiptarët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Pamje:AFP
Photo TGCOM

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidenti#Itali
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

o zot ku po ju con mendja, hiqni dore nga shpejtesia

okelabonaj