Top News - Ndodh për herë të parë me të burgosurit/Greqi, shqiptarëve u jepen kartat e identitetit

preview_player
Показать описание
Shtetasit shqiptarë që mbahen në burgjet greke, për herë të parë, kanë mundësi të pajisen me pasaporta dhe karta identiteti, duke u lehëtsuar problemet proceduriale brenda këtyre burgjeve.
Marrëveshja u mundësua prej ministrisë së jashtme greke dhe asaj shqiptare, nën kujdesin e ambasadores shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Procesi nisi këtë të hënë në burgun Koridhalos, ndërsa pritet të shtrihet në të gjitha institucionet e riedukimit në Greqi.
Të dënuarve shqiptarë që përfitojnë nga ky shërbim, iu mundësua përfundimi i gjithë procesit brenda pak minutave. Vetëm në burgun Koridhalos do të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta më shumë se 100 shtetas shqiptarë.
Çështja e pajisjes së të dënuarve në burgjet e Greqisë u kishte krijuar shumë probleme atyre, pasi me mbarimin e afateve të pasaportave, këta shtetas nuk mund të kryenin një sërë procedurash ligjore brenda këtyre burgjeve dhe për pasojë u zvarriteshin proceset gjyqësore për muaj të tërë.
Të dënuarit u shprehën të kënaqur me këtë procedurë, ndërsa në marrëveshjet mes dy vendeve pritet të zgjerojnë edhe më shumë plotësimin e kërkesave të të dënuarve shqiptarë që mbahen në burgjet e shtetit fqinj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Greqi#Burgosurit
Рекомендации по теме