filmov
tv
Top News- Ish këshilltari i Trump lëshon ‘bombën’/Kam ndihmuar në organizimin e grushteve të shtetit
Показать описание
Një kritikë ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump, është shndërruar në një pranim përgjegjësie të bujshëm për John Bolton, ish këshilltar për sigurinë kombëtare i donald trump dehe ish ambasador amerikan në OKB i Xhorxh Bushit. Duke folur për sulmin në Capitol Hill, Bolton u përpoq të shpjegonte se gjithcka ndodhi nuk ishte planifikuar ashtu sic planifikohet një grusht shteti. Por, padashur, ai pohoi se kishte kontribuar në organizimin e grushteve të shtetit jashtë amerikë, duke ndezur reagimin e shumë vendeve, nga rusia në kinë, nga bolivia në venezuelë e Turqi. Duke folur për CNN, Bolton nënvizoi se sulmi në godinën e kongresit më 6 janar 2021, nuk ishte grusht shteti i planifikuar mirë dhe për ta provuar këtë i rrëshqiti nga goja fakti se ai në këtë fushë është një ekspert. “Si pereson që ka ndihmuar në grushtet e shtetit, jo këtu por në vende të tjera, kjo kërkon shumë punë dhe nuk është kjo që ka bërë donald trump – tha ai. Ajo që duhej të ishte një kritikë për organizimin e munguar të ish presidentit, u shndërrua kështu në një bumerang për Boltonin. Deklarata e tij nuk ka kaluar pa u dëgjuar: ajo u bë virale në rrjetet sociale, me mijëra shikime në cdo pjesë të botës dhe në vetëm pak orë mbërritën edhe dënimet zyrtare dhe spekulimet jo zyrtare nga ana e vëzhguesve të huaj. Vecanërisht në ato vende ku dekada ndërhyrje amerikane kanë lënë shenjë. Moska reagoi e para përmes zëdhënëses së ministrisë së jashtme, maria Zakharova, e cila kërkoi një hetim ndërkombëtar duke nënvizuar se është e rëndësishme të dihet se në sa vende të tjera SHBA ka planifikuar grushte shteti. Kina po ashtu ka qenë e ashpër duke thënë se pohimi tregon vetëm se ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe rrëzimi i qeverive të tyre është i zakonshëm për qeverinë amerikane. Reagime kanë ardhur edhe nga bolivia dhe turqia, ku një gazetë pro erdoganit i ka lidhur deklaratat e Bolton me tentativën e dështuar për grusht shteti në ankara në 2016-ën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Trump#Grushti#Shtetit#TopChannel