Top Channel / Erë e re në marrëdhëniet greko-turke/ Zbutet retorika dhe tensionet mes dy vendeve

preview_player
Показать описание
Një tjetër gjest simbolik, i shtohet lëvizjeve të fundit diplomatike mes Athinës dhe Ankarasë me synimin për të normalizuar marrëdhëniet greko-turke.

Vetë presidenti Erdogan i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për përvjetorin e Revolucionit Grek të 1821.

“Jam i bindur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes vendeve tona do të zhvillohen më tej me përpjekjet tona të përbashkëta në periudhën e ardhshme. Gjej rastin të përsëris urimet e mia më të mira si për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale, ashtu edhe për shëndetin dhe mirëqenien e popullit grek”, thuhet në letrën e Recep Tayyip Erdogan drejtuar Kyriakos Mitsotakis.

Më herët një mesazh i ngjashëm i ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka mbërritur tek homologu i tij grek Nikos Dhendias ku theksohej se Turqia është e vendosur të konsolidojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të kontribuojë më tej në dinamikën aktuale pozitive që mbizotëron.

Nga ana e tij, Nikos Dendiasnë një intervistë për gazetën PROTOTHEMA ,thekson se Greqia duhet të përfitojë nga ndryshimi i sjelljes së Turqisë pas tërmeteve , pasi delikuenca turke tani po zhduket si tek veprimet ushtarake, ashtu edhe në nivelin e retorikës.

“Nuk ka shkelje në Egje, nuk ka shkelje ne Egje, fluturime në hapësirën ajrore, nuk ka gjuhë toksike, nuk ka agresion verbal, nuk ka kërcënim për dhunë. Greqia ka thënë gjithmonë se kërkon dialog pikërisht në këto kushte. Ndaj ne duhet, e kemi obligim t’i përgjigjemi një sjelljeje të tillë”, tha Dendias.

Shumë shprehin mendimin se kjo nuk do të zgjasë thekson Nikos Dhendias , por imagjinoni thotë ai -sa keq do të ishte nëse Turqia i shtrin dorën e mirëkuptimit Greqisë dhe Athina e refuzon atë.

Disa ditë më parë në takimin e dy ministrave të Jashtëm u deklaruar se Ankaraja do të votojë për kandidaturën e Greqisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme dhe Athina nga ana e saj do të mbështesë kandidaturën turke për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Marinës Ndërkombëtare.

Ndaj dhe analistë në të dy vendet kanë përshpejtuar të thonë se marrëdhëniet e dy fqinjëve dhe aleatëve të NATOs ,me kaq shumë probleme e përplasje shpesh herë deri në prag të konflikteve ushtarake, tashmë kanë hyrë në një periudhë të re , e cila padyshim nuk dihet sa mund të zgjasë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Greqi#Turqi#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Vetëm drejtë dhe nuk bëhen marrëveshje interesi për të dyja palët, kur ecën drejtë dhe jep e mer me të drejtë fitoinë të gjithë.

moisiguri
Автор

Turqia moderne eshte vend mik dhe nuk pushton askend

elsadcukali