Eni Shehu ‘zemërohet’ me Olta Gixharin: Nuk është gjë e mirë, shoqërinë mos e harro

preview_player
Показать описание
Ardhja e Olta Gixharit ka lumturuar shumë persona, por duket se miku i saj i ngushtë, Eni Shehu, moderatori i “Talk Love Story” në Tv Klan është ‘zemëruar’. Me një mesazh plot dashuri e humor për miken e tij, të ftuar në “Rudina” në Tv Klan, moderatori ka zgjedhur fjalët më të bukura për mikeshën e tij.

Eni Shehu: Gixho, fakti që ti ke ardhur në Shqipëri dhe unë këtë po e marr vesh nga Rudina nuk është gjë e mirë. Bëj shaka se e kuptoj angazhimin tënd me kohë të plotë në familje, po shoqërinë mos e harro. Prezencën time mesa duket e ka zëvendësuar Amari, djali jot që kaq i vogël është bërë shoku yt më i pandashëm, si dikur unë. Të përshëndes shumë dhe të uroj më të mirat. Mezi pres të të shoh në skenë, shumë shpejt, sa më shpejt, yll.

E emocionuar, Olta Gixhari tregon se angazhimi i Enit ka qenë një arsye që ajo nuk e ka lajmëruar, por mezi pret ta takojë. Mes të tjerash, ajo ndan edhe disa detaje për miqësinë e tyre.

Olta Gixhari: Unë Enin nuk e kam lajmëruar për këtë ardhjen time por kjo nuk do të thotë Eni që unë nuk kam në plan të kalojmë një nga ato netët tona bashkë, e di ti.

Eni është shumë i talentuar si aktor dhe kam një miqësi të hershme. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë, biseda, sekrete me njëri-tjetrin dhe kam një mik besnik që qesh shumë me të. Enit nuk kam problem t’i them asgjë që unë mendoj dhe t’ia them edhe pa menduar fare sepse e di shumë mirë që më kupton. Eni është nga ata njerëz që çfarëdo që unë të them, edhe një gjë dramatike, ai është shumë i aftë ta kthejë në një moment shumë komik dhe të më ndryshojë gjendjen e humorit tim në 2 sekonda. Eni është pjesë shumë e rëndësishme e miqësisë time dhe jetës.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #OltaGixhari #EniShehu

Рекомендации по теме