Opinion - Romela Begaj: Versioni i saj për dopingun! (5 mars 2018)

preview_player
Показать описание

Begaj e intervistuar nga gazetari Dritan Laci për emisionin ‘Opinion’ është shprehur se nuk ka përdorur një substancë të tillë.

Ajo theksoi se i ka kërkuar shtetit shqiptar për të sjellë dikë që t’a ndihmojë, pasi ajo ka ngelur e vetëm në këtë betejë.

Begaj tha se ndihma e shtetit shqiptar nuk është dhënë dhe sukseset e Romelës janë edhe të shtetit shqiptar.

“Jam ndjerë shumë keq. Unë jetoj kot, pasi nuk kam aspak mbështetje. Kam harxhuar një rini dhe rininë nuk ka para që mund ta blejë në këtë botë. Unë s’kam dashur asgjë. Por kam menduar të kem një emër të pastër dhe shqipëria të jetë krenare për mua”, – u shpreh ajo.

Begaj deklaroi se nuk ka lidhje me konsumimin e asnjë lloj substance dhe këto intervista që ka dhënë në media, janë një dëshmi e tillë.

Peshëngritëses shqiptare i janë hequr dy medaljet e fituara në botërorin e 2017-tës, shtuar këtu dhe një pezullim të mundshëm nga çdo aktivitet për një periudhë të caktuar.

Romela Begaj “rrëmbeu” dy medalje në botërorin e zhvilluar në SHBA në muajin dhjetor. Në stilin e shkëputjes 31-vjeçarja u rendit e para duke fituar medaljen e arit dhe shpallur kampione bote ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru