Top News - Bankat, mbi 160 mln euro fitime / Të dhënat e 7-mujorit, rritje mbi mesataren historike

preview_player
Показать описание
Fitimi i sektorit bankar sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes të aplikuara nga Banka e Shqipërisë vijoi rritjen edhe gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga banka qendrore, fitimi progresiv neto i sektorit për 7-mujorin arriti vlerën e pothuajse 163 milionë euro, në rritje me 26 milionë euro krahasuar me fundin e muajit qershor.
Fitimi i sektorit bankar është dukshëm në nivelin më të lartë historik për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar, rezultati neto i sistemit bankar është rritur me 135%. Performanca më e mirë financiare këtë vit i ka rritur ndjeshëm edhe treguesit e rentabilitetit.
Rritja e fitimeve të sektorit bankar ka ardhur kryesisht nga zgjerimi i bazës së të ardhurave, por edhe nga mbajtja nën kontroll e portofolit të kredive me probleme dhe rritja e normave të interesit. Të ardhurat për interesa janë rritur në një masë më të madhe se shpenzimet për interesa, duke rezultuar në rritje të rezultatit neto.
Pritej që treguesi i kredive me probleme të sektorit bankar këtë vit të shënonte një farë rritjeje, për shkak të normave më të larta të interesit dhe rritjes më të ngadaltë ekonomike. Por, deri tani kjo rritje ka qenë e ulët. Treguesi i kredive me probleme në fund të muajit korrik ishte afërsisht 5.3%, me një rritje të lehtë prej 0.3 pikë përqindje që nga fillimi i vitit dhe afërsisht në të njëjtën nivel me korrikun e një viti më parë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Fitimet#Bankat
Рекомендации по теме