Top Channel/ Tronditet Strasburgu, përplasen 2 trena, dhjetëra të plagosur

preview_player
Показать описание
Kjo e shtunë u shndërrua në makth, pasi dy trena u përplasën në qytetin francez të Strasburgut.
Situata e krijuar ka qenë kaotike, teksa të lënduar si pasojë e përplasjes kanë mbetur 50 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Deri më tani nuk dihen detajet të cilat kanë sjellë aksidentin, ndërsa autoritetet janë në vendin e ngjarjes.
Rreth vendit të ngjarjes është vendosur një kordon sigurie, teksa pas marrjes së njoftimit ambulancat dhe policia i erdhi në ndihmë të lënduarve.
Pamjet e xhiruara menjëherë pas përplasjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe të alarmuar.
Mediat vendase raportojnë se treni ka dalë nga shinat për shkak të përplasjes.
Strasburgu është qyteti i parë i madh francez që riktheu tramvajet në shërbim në vitin 1994 dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur aksidente të mëdha.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Strasburg#TopChannelNews
Рекомендации по теме