“RIZGJOHEN” HEKURUDHAT

preview_player
Показать описание
Disa vite më parë, Hekurudha iu nënshtrua ndryshimeve, duke u riorganizuar në përshtatje të kuadrit të ri ligjor.
Kodi Hekurudhor, i miratuar në fund të vitit 2016, parashtronte sfidën e hartimit të një pakete të plotë aktesh nënligjore, që synonin ndryshimin thelbësor të mënyrës organizative të Hekurudhës Shqiptare.
Të gjitha këto parashikonin ngritjen e një sërë strukturave të reja, me detyra specifike.
Në atë kohë u duk se sektori do të ecte me ritme më të shpejta, por nuk rezultoi i tillë. Rizgjimin e sektorit, në rënie të lirë prej dekadash, do ta shënonte fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe zgjatimin e ri në Rinas.
Në nëntor të vitit të shkuar, kompania që fitoi garën ndërkombëtare, nisi punën në terren, duke i dhënë fund gjumit letargjik të projektit në letra. Nga ai moment duket se hapat e hedhur për zbatimin kanë respektuar parashikimet e punimeve në kalendarin e rënë dakord paraprakisht. Projekti mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Gjatë këtij viti janë të paktën edhe dy projekte të tjera, që kanë ardhur në vëmendje për sektorin hekurudhor, duke e shtuar dinamikën e zhvillimeve. Projekti i parë është rehabilitimi i linjës Vorë-Hani i Hotit. Për këtë projekt është kërkuar financim 62.9 milionë euro po te BERZH dhe vendimi në lidhje me miratimin parashikohet të merret më 8 shkurt 2023

____________________________

✔️ Did you subscribe to 𝐍𝐓𝐕's Official channel? 👇🏼

Prodhim i NTV Televison

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV

℗ & © NTV Television. All Rights Reserved.

Join this channel to get access to perks:
Рекомендации по теме