Top News - Asnjë deputet i sigurt. Kandidatët e PS, drejtuesit e qarqeve në krye të listave

preview_player
Показать описание
Pak orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama i komunikoi grupit parlamentar socialist kriteret dhe parimet mbi bazën e të cilave do të hartohen këto lista. Kriteri i parë përjashton nga lista e sigurt të gjithë deputetët aktualë të mazhorancës.
"Parimi themelor i listës së re, do jetë asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur. E drejta e kudo që për arsye të ndryshme nuk dëshiron të jetë në listë t hapur ta thotë, por ta thotë para. Sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS. Në listë të hapur do ketë pilot të rinj e të reja.
Kriteri i dytë është vendosja në listat e mbyllura të drejtuesve të qarqeve, ndryshe nga formula e ndjekur në zgjedhjet e vitit 2021. Rama tha se ai vetë nuk ishte pro këtij ndryshimi, por shpjegoi arsyet se përse duhet.
E dyta, diskutimi ka qenë unë e kam shprehur dhe kam thënë, që drejtuesit duhet të jenë në listën e hapur. Problemi më duket se ka argumenti im, është që do çorodiste gjithë procesin se nuk do të lejonte as një barazi shansesh në garë dhje nga ana tjetër, nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë. Pasi drejtuesit politikë do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi dhe do çorientohej gjithë skuadra. Drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët që janë në garë të kenë hapësirë të barabartë, sa më të barabartë. Nuk besoj kurrë që asnjë drejtues politik mund ët futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme.
Lista me kandidatët do të shqyrtohet nga Kryesia e Partisë Socialiste që do të zyrtarizojë atë dhe më pas ta depozitojë në KQZ para mesnatës së të mërkurës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#PS#Rama
Рекомендации по теме