filmov
tv
Top News-NATO gati të dërgojë trupa shtesë në Kosovë/Aleanca përgatitet për tensione të reja në Veri
Показать описание
NATO ka njoftuar të martën se është gati të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në Veri për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave të Kosovës.
Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni tha në një njoftim për mediat se aleanca është vigjilente dhe mund të marrë një vendim brenda një kohe të shkurtër për të ndërhyrë.
Situata në veri të Kosovës është tensionuar në fund të korrikut, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet e kalimit në kufi si dhe regjistrimin e targave të makinave me simbolet e RKS.
Edhe pse Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për çështjen e dokumenteve të identifikimit, vendimi për regjistrim të makinave, ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.
Piperni ka thënë se situata aktualisht është e qetë, por e brishtë dhe se NATO-ja nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, apo dhunës, kur të skadojë afati i regjistrimit më 31 tetor.
Zyrtari i NATO thotë se nëse situata përkeqësohet, forcat e NATO do të jenë në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë. Sipas tij, NATO ka trupa pranë Kosovës dhe mund t’i angazhojë si përforcime.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Kosovë#TopChannel