Rritet numri i pacineteve, 3 nuk mbijetojne, 198 te shtruar ne pavionet Covid | ABC News Albania

preview_player
Показать описание
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor. 198 pacientë sipas Ministrisë së Shëndetësisë po mbahen në dy spitalet Covid. 21 ndodhen në terapi intensive ndërsa 4 janë intubuar. Ndërkohë që komplikacionet e shkaktuara nga Sars Co V 2 i kanë marrë jetën tre të sëmurëve, një 75 dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçari nga Tirana duke e çuar numrin e viktimave në total në 319. Sa I përket të dyshuarve që i janë nënshtruar analizave dhe të infektuarve 24 orët e fundit vihet re një rënie e lehtë krahasuar më një ditë më parë. Nga 824 dyshuar që janë testuar 151 kanë rezultuar me koronavirus. Autoritete shëndetësore deklarojnë se 71 raste janë zbuluar vetëm në Tiranë. Burimet I thanë ABC Neës së në kryeqytet iu janë marrë tamponët 113 të dyshuarve dhe 29 personave të kontakti të të infektuarve të mëparshëm. Ndërkohë 44 qytetarë I janë nënshtruar ritestimit. I gjithë kryeqyteti ka 38 vatra active të infeksionit. 24 orët e fundit ndiqet nga Kavaja me 12 raste, Fieri me 10 raste dhe Elbasani me 9. Personat me koronavirus në të gjithë vendin kanë shkuar në 3901 ndërsa të shëruarit në 6186 me 80 qytetarë që i janë shtuar listës këtë të hënë.
Per informacionet me te fundit klikoni:

#abcnews #abcnewsalbania
Рекомендации по теме