Report TV - Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas. Humb jetën 20 vjeçari

preview_player
Показать описание
CËRRIK - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së kaluar në aksin Cërrik- Mollas ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar. Automjeti me targa AA 931 HR që drejtonte i riu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.

20-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.02.2018 në aksin rrugor Cërrik- Mollas shtetasi A.Xh., 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.
Si pasojë ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Рекомендации по теме