Top News - Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, njëri përfundon në kanal

preview_player
Показать описание
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditës e së mërkurës në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portëz, teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor, gjë e cila ka rënduar shumë trafikun.
Nga përplasja, njër aprej makinave ka rënë në një kanal anash rrugës.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes së dy makinave, ndërkohë nuk raportohen viktima.
Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidenti#Fier
Рекомендации по теме