Stop - Emisioni i plotë - 5 Mars 2025 (Sezoni 10)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Nuk e bejnë as njerëzit, zemërgjerësia e këtyre qenve, të le pa fjale

Një video, e shndërruar në virale brenda pak orësh, tregon, sesi dy qen, shkojnë aq mirë, sa ndërrojnë tasat e ushqimit me njëri-tjetrin rregullisht.Kryeministri Rama ka ironizuar sërish rivalin politik Berisha, me një video me bufë, për deklaratën e këtij të fundit, që kërkonte shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve në votimet e 11 majit.

Me letra e firma false, si u përvetsua prona 300 milionë euro në Ksamil

Në fundvitin e kaluar kemi transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin, se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja, se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati, Agron Golja, i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithcka ka nisur me një kërkesë-padi të janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjensisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqsor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth300 milionë euro. Palë procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjensia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione Kushtetuese, që mbrojnë interesat e shtetit Shqiptar. Mesa duket, disa dëftesa komunikimi janë falsifikuar, pasi tek ftuesi dhe marrësi është vetëm firma, pa emër e mbiemër. Gjithashtu ka dyshime, se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra është e falsifikuar, nëse krahasohet me të të tjera nënshkrime të tij. Trupi gjykues, me kryesues Alltun Cela, dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarve prona në Ksamil. Ne kemitakuar ish-kryetarin e Gjykatës Sarandë Alltun Çelën, i cili shmanget nga shpjegimi, duke thënë, se nuk i kujtohet rasti.Të gjitha faktet duhet të hetohen nga prokuroria.

“Ta shkul zemrën, e pisët, fusje gishtat në b…”, ç’i ndodhi babait kanosës

Mbrëmjen e djeshme treguam për një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit, që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza  e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti, për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait. Kur ishte 14-15 vjec, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të, u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin, që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.Menjëherë pas transmetimit të emisionit Stop, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vuri në pranga 51 vjecarin Skënder Kurti, pasi kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij. Skënder Kurti u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”. Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

o zoti u rujt Saimir Gent Aaaaamin o zot 🙏🙏🙏🙏🙏❤

steliogjabri
Автор

Sikeninje djema te mrekullushem dhe vajza❤❤❤❤❤❤

melihakordalli
Автор

😂😂😂 kush e di sa jan po 100 hektar jan ose 300 mije euro jan sikur kush e di sa jan😂😂

MondiHoxha-od
Автор

Vila dhe hotele mbin aty sidomos per 300 mije euro mbin per nje jav

MondiHoxha-od
Автор

Po 300 miljon euro jan o sajme dhe genti sa te madhe e beni ju sikur kush e di sa jan😂😂😂

MondiHoxha-od
Автор

300’hektar ore jeni ne terezi se aq nuk eshte i gjith ksamili

dsleaderdeathsquad
Автор

ore po fillonit nga ato me 400m katror, pastaj duke e rrit doren...na e dhate si shuplake, se keshtu do mesohemi me keto shifra, e sdo e ulim dot doren...do na duken normale keto 400metrat e zaptuara, kanalet e bllokuara, rruget e ngushtuara, ndertimet mbi rruge, spostime kufiri etj etj

servisalbania
join shbcf.ru