filmov
tv
Stop – Emisioni i plotë – 28 Mars 2025 (Sezoni 10)

Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Do perfundojnë duke u puth në buzë”, si i shohin qytetarët videot Rama-Basha
Ditët e fundit skena politike është dominuar edhe nga replikat me video mes kryeministrit Rama dhe ish rivalit të tij Basha. Ngacmimet e tyre me zë dhe figurë, janë kthyer në telenovela, që po ndiqen seri për seri on line nga shumë qytetarë. Ne i kemi pyetur këta të fundit, sesi iu duket, kjo dashuri në formë ngacmimi mes Ramës dhe Bashës dhe përgjigjet e tyre kanë po aq humor sa edhe videot e protagonistëve.
“Po bëjmë aksidente nga pemët”, Stop ve në lëvizje bashkinë për krasitje
Shoferi i dy autobusëve dykatësh, Andi Balla, ankohet në redaksinë tonë, se duke transportuar studentë me automjetet 4 metra të lartë, degët e pemëve i dëmtojnë autobusët dhe thyejnë xhamat.Ai shprehet, se nuk do, që të priten pemët, por të merren masa nga Bashkia, që të krasiten degët e tyre, sepse po kthehen dhe në burim aksidenti. Andi tregon, se detyrohet të ndryshojë korsi, për shkak të degëve të varura.Andi fillimisht iu drejtua Bashkisë Tiranë, ku i thanë, se duhet të bënte një kërkesë në njësia numër 9, ku është banor. Më pas iu drejtua Drejtorisë së Gjelbërimit dhe Bashkëqeverisjes, ku i thanë, se do të merren masa, po asgjë nuk u bë.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, drejtori i Drejtorisë së Gjelbërimit dhe përgjegjesi i krasitjes, Erjon Salliu, nisën punën për krastijen e pemëve, duke premtuar, që ta vazhdojnë këtë proces në të gjitha akset problematike.
“Bëjnë 550 mijë lekë”, dentistët turq pa licensë, i fshihen inspektoriatit
Një muaj më parë, në 28 shkurt transmetuam problemin e disa denistëve turq, që punonin pa licensë në vendin tonë. Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci, kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.Ne udhëtuam drejt Vlorës dhe bëmë një konsultë me Melik Balikci në klinikën e babait të tij Ziko Balikci.Edhe në zemër të Tiranës, në Blanco dental realizuam një konsultë me Ibrahim Balikci.Ata bënin grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale.Në QKB është hapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikci, që ka të njejtën adresë, të klinkave, që vizituam në Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë në listën e licensave të stomatologëve asnjë nga emrat e mjekëve turq, nuk rezulton. Nga Urdhri i Stomatologut na thanë, se ata nuk kanë licensë.Ne i kërkuam Inspektoriatit të punës, për të kontrolluar këto klinika. Në Tiranë u konstatua Ibrahim Balikci pa licensë, me pretendimin, që është në proces licensimi. Ndërkohë në klinikën e Vlorës u gjetën në punë një stomatolog dhe ndihmës stomatolog me licensë nga Urdhri, ndryshe nga rasti kur ne bëmë vizitën me dentistin turk Melik.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Комментарии