Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe Kreu 19 Apostrofi‎

preview_player
Показать описание
Apostrofi përdoret në këto raste:

Për të shënuar rënien e -ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve.
Pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç:
Shënim. Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm çdo dhe përemri pyetës çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyre: çdo nxënës; çfarë do prej meje?; nuk kuptoj çfarë thua? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush.
Për të shënuar rënien e -ë-së tek nyjat e përparme të, së me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma:
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru