Top News- Një ditë para Kuvendit të PD/ Çfarë pritet, bashkim apo më shumë përçarje…!

preview_player
Показать описание
Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë Kuvendin e katërt Kombëtar në harkun kohor të më pak se 1 viti. Një Kuvend, i cili vjen si rrjedhojë e atij të 11 dhjetorit, ku u votua shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha, Kryesisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në këtë Kuvend pritet të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe disa ndryshime statutore, të cilat u mundësojnë deputetëve të jenë pjesë e Këshillit automatikisht së bashku me kryetarët e degëve.
Por kur të gjithë i kanë sytë nga ky Kuvend, pyetja kryesore që ngrihet është: A do të dalë më e bashkuar apo e përçarë përgjithmonë Partia Demokratike?
Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit parlamentar dhe kryetarit të komamanduar tw PD, deklaroi se nuk do të ishte në këtë Kuvend, duke mos e njohur legjitimitetin e tij. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gazment Bardhi, i cili e konsideroi atë një miting.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, ka ftuar për të qenë pjesë e këtij Kuvend ish-bashkëpunëtorët e tij, teksa publikisht ftoi Topallin dhe Patozin. Nga ana tjetër edhe Myslym Murrizi është shprehur publikisht se e ka marrë një ftesë të tillë dhe do të jetë pjesë e Kuvendit.
Po ashtu pjesëmarrja e deputetëve është një tjetër faktor i rëndësishëm, pasi kështu do të mund të shihej nëse ky Kuvend po bën hap para për bashkimin e demokratëve, apo hap për përçarjen e tyre!

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kuvendi#PD#TopChannel
Рекомендации по теме