Top News- Si do të preken shqiptarët/Gjermania gati planin për kthimin e emigrantëve

preview_player
Показать описание
Qeveria e re Gjermane ka paralajmëruar se do të ndërmarrë një ofensivë dëbimesh ndaj të gjithë emigrantëve të paligjshëm apo atyre që i është mohuar azlili por qendrojnë në vend.

Qeveria e social-demokratëvë dhe të gjelbërve do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të udhëhequr këtë nismë. “Ne po fillojmë një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të zbatojmë në veçanti deportimin e kriminelëve dhe atyre që janë të rrezikshëm”,thuhet në njoftimin e qeverisë federale.

Lëvizja ka të ngjarë të prekë shumë qytetarë shqiptarë që kanë kërkuar azil në ekonominë më të madhe të Evropës.

Vitin e kaluar Gjermania ka regjistruar më pak dëbime të emigrantëve të huaj në krahasim me vitet para pandemisë. Sipas ministrisë Federale të Brendshme në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj.

Shumica e dëbimeve vitin e kaluar janë kryer me avion kryesisht në Gjeorgji dhe Shqipëri. 1116 qytetarë të huaj të detyruar të largohen nga Gjermania u transportuan me avion në Gjeorgji dhe 908 persona u dërguan në Shqipëri.

Pas Shqipërisë, vendi me më shumë raste të emigrantëve të huaj që janë deportuar renditet Siria.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Gjermania#Emigrantët#TopChannel
Рекомендации по теме