Top News - U vendos në mbledhjen e kryesisë/ Partia demokratike në zgjedhje më 13 qershor

preview_player
Показать описание
Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e pasdites të së dielës ka propozuar që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, por duhet të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.
Procesi i zgjedhjeve brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Ndërkohë është konfirmuar se Basha do të rikandidojë për drejtimin e PD.
Nga burimet mësohet se Jemin Gjana do të jetë në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 13 qershor. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani. Ndihmës do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
Fatbardh Kadilli i cili tashmë ka shpallur hapur kandidaturën për kreun e PD, brenda mbledhjes ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ashtu siç e bëri me dije dhe në nisje të saj për mediat për largimin e kreut të PD. Mëshet se ai i ka thënë Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj duhet të ‘hapë rrugë’. Kadilli ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Bashës duke i thënë se ai tashmë nuk mund të sjellë më asgjë të re, ndërsa i tha se ai është humbës i përsëritur prej defekteve personale, duke mos kursyer as akuzat ndaj kreut demokrat se ky I fundit ka mbetur peng i lobimeve private dhe nuk pati asnjëherë një qasje solide dhe strategjike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo basha, keshtu u zgjodh problemi, qe kishte PD, qe basha te jete ne pushtet me ramen,

sherydery