Edicioni i Lajmeve Tv Klan 14 Shkurt 2024, ora 19:30 | Lajme – News

preview_player
Показать описание
#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço

Headlines 14 Shkurt 2024

Zbardhet agjenda e Blinken në Tiranë takim me Ramën, Begajn dhe një grup të rinjsh.
Zbardhet agjenda e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken në Tiranë. Ai do te takohet neser me presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe një grup të rinjsh. Me Ramen do te mbaje edhe nje konference per shtyp.

Vizita e Blinken, mbi 1 mijë forca policie të angazhuara. Bllokohen rrugët që të çojnë në Rinas.
Mbi 1 mije forca te policise do te jene te angazhuar per te garantuar sigurine e sekretarit Blinken gjate qendrimit te tij prej afro 8 oresh ne Tirane. Te gjitha rruget qe lidhin Tiranen me Rinasin do te jene te bllokuara.

PD nis bashkimin e bazës. Bardhi: Berisha kryetar partie, vullnet i shumicës së demokratëve.
Partia Demokratike nis bashkimin edhe ne baze. Kryetari i grupit, Gazmend Bardhi, gjate qendrimit ne Shkoder per te organizuar protesten e 20 shkurtit, tha se njohja e Berishes si kryetar i partise eshte vullnet i shumices se demokrateve.

Plehrat e Orikumit, pushteti vendor kërkon ndërhyrjen e qeverisë: Po na dëmton turizmin.
Administrator i Orikumit kerkon nderhyrjen e qeverise per mbylljen e vendgrumbullimit te plehrave buze rruges kombetare. Ai thote se zona eshte shnderruar ne nje njolle te zeze per turizmin dhe po demton banoret.

Stoltenberg: Kosova e Serbia të përmbahen Biden, letër Vuçiç: Duhen kompromise dhe dialogu.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s u ben thirrje Kosoves dhe Serbise te permbahen, pasi mund te rrisin tensionet ne Ballkan. Ndersa presidenti amerikan Xho Bajden i kerkon Serbise te pranoje kompromise dhe te vijoje dialogun.

Shqipëria, me 22 Mars luan miqësoren me Kilin. Përballja në stadiumin e Parmës në Itali.
Kombëtarja shqiptare do të luajë me 22 mars ndeshjen miqesore me Kilin ne Parma te Italise. Tre dite me pas kuqezinjtë do te luajnë me Suedine. Te dyja sfidat do te transmentohen në televizionin kombëtar KLAN.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru