Stop - Emisioni i plotë - 11 Mars 2025 (Sezoni 10)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Avokati amerikan nxirret nga salla, erdhi enkas për të shpëtuar Veliajn

Në Gjykatën e posacme të Apelit u zhvillua sot seanca e ankimimit për masën e arrestit ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.Avokati i tij amerikan, Joshua Roberts, i ardhur enkas nga SHBA, ka hyrë e ka dalë nga godina, pa mundur dot të jetë pjesë e seancës, pasi nuk u legjitimua si i tillë.

Skandali, pa punuar asnjë ditë, inceneratori i Elbasanit gllabëron miliona

Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan u ndërtua në vitin 2017 me një kosto 26 milionë euro përmes një kontrate partneriteti publik privat. Pas hetimeve të Spak, Inceneratori i kaloi Agjensisë së Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të konfiskuara, e cila ia dha në menaxhim “Eco Elb” një shoqëri publike, e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan. Por a funksionon vërtet ky impiant. Sipas të dhënave zyrtare të Eco-Elb sh.a, thuhet se Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë dhe nuk ka punuar 341 ditë. E megjithatë Bashkia Elbasan dhe mbikqyrësit e kontratës, nuk kanë bërë ndërprerjen e saj, duke vazhduar t’i paguajnë shoqërisë “Eco-Elb” 2,500 lekë/ton. Në vitin 2023 Bashkia Elbasan ka lidhur sërish të njejtën kontratë, pa i bërë asnjë ndryshim, edhe pse, sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit inceneratori ka funksionuar pjesërisht për disa muaj. Në vitin 2024 sërish Bashkia e Elbasanit rinovon kontratën me “Eco ELB”, megjithëse për këtë vit, inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë. Administratori Lel Kaja pranon faktin, që inceneratori nuk punon dhe se firma, që ai administron, ka marrë pagesën e plotë nga Bashkitë, për të inceneruar mbetjet, por ato nuk janë inceneruar, sepse impianti ka nevojë për remont.Ekipi i emisionit “Stop” ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u tentua rilidhja e kontratës, po u shty për në mbledhjen tjetër, sapo u mësua interesimi i “Stop”.Nga ana tjetër kemi mësuar, se policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumentë në ambientet e Inceneratorit të Elbasanit. Krahas hetimit të Spak, është regjistruar një procedim në Prokurorinë e Elbasanit dhe pistat kryesore të këtij hetimi janë zjarrrvënia në korrik 2023, qe iu be mbetjeve urbane jashtë impiantit, shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni, vepër penale, që rëndon mbi administratorin e “Eco Elb sha”.

“Lekët i mori një që iku nga vettingu”, lëvizja e avokates pas transmetimit

Në 19 shkurt të këtij viti transmetuam një rast në Lushnje. Bexhet Vrapi tregoi, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë është lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq. Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja tani duhet t’i kthejë lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti thotë, se nuk po mundet të marrë paratë.Vetë avokatja shprehet, se paratë do t’ia kthejë në 21 shkurt. Sipas saj, lekët janë marrë nga një gjyqtar, që iku nga sistemi për shkak të vettingut.Pas transmetimit të rastit, Bexheti tregon, se avokatja Klotilda Kola e ka telefonuar dhe i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar, që pjesën e mbetur, rreth 7 milionë lekë, t’ia japë në fund të muajit mars.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po palaco jan shumica gallata duan, se po te qanin hallet e njeri tjetrit s'do kishin kaq shum halle.bravo cunat e stopit.❤❤❤respekte❤

alketalazaj
Автор

Po i zoti esht kush merr lek me te madhe dhe pa punuar ajo esht zotsi

MondiHoxha-od
Автор

Un kam 7 vjet ne greqi jam fiks me lekt sa per cigare kafe dhe ushqim te pakten skam me borxhe

MondiHoxha-od
Автор

😂😂😂😂 o gent
Punoj shum ne 2023 ndaj spunoj me asnje dit ne 2024

Do jet lodhur shum

MondiHoxha-od
Автор

Kesaj I thon Hani pini dhe kendoni se ka lek lala gjoni 😂😂😂😂

ElidaSoultsai
Автор

😂😂😂 ore rendsi ka qe leket jan marr ska problem pastaj se spunon impjanti leket u moren jan ne rregull 😂😂

MondiHoxha-od
Автор

Po lali arit i shkoja un per mije dollar ne ore me afer jam ja ku esht greqija per 8 ore vija qe ktu un se ne fakt ne nje ishull te larget jam

MondiHoxha-od
Автор

Haha 12 mije dollar per nje ore
E lali eri po te vija un per 5 mije dollar qe ktu ne greqi jame afer nuk te shpenzoja aq shum

MondiHoxha-od
Автор

Po dhe ky bexheti kerkon lekt e veta tani po leri lekt
A ja dhe lekt klotildes
Lere se i ke te sigurta lekt atje nuk i humbe
I ka klotilda i ruan mir ajo nuk i humbet😂😂😂

MondiHoxha-od
Автор

Po sikur kush e di sa jan
Po 700 miljon qenka nje llaf goje esht per nje sekont e thot kte llaf
700 miljon lek qenkan asgje

MondiHoxha-od
Автор

Avokatja nga qyteti lushnjes patriote imi nga lushnja

MondiHoxha-od
Автор

Po saj beu me serjoze me shume qeshe se flete haha

bertibendaj
Автор

Po e Shqiperoni incenratoret apo inceneratoret

bertibendaj
welcome to shbcf.ru