Top Channel/ Aksident në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, plagoset drejtuesi i furgonit

preview_player
Показать описание
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Peladhi, ku dy automjete një furgon dhe një Benz janë përplasur, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip furgon.

Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e tjerë të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor, ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuar ka filluar të përkeqësohet, gjë që i ka detyruar mjekët ta nisin me ambulancë në drejtim të spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti.

Pamje: Pa koment

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#FushëBulqizë#Aksident#TopChannelNews
Рекомендации по теме