Edicioni i Lajmeve Tv Klan 5 Maj 2023, ora 19:30 l Lajme – News

preview_player
Показать описание
#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Maj 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço

Headlines 5 Maj 2023

Inceneratori i Elbasanit, gjykim i shkurtuar për Kokën dhe Bllakon. Ulje dënimi nëse shpallen fajtorë.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Lefter Kokës, Alqi Blakos dhe 7 të akuzuarve të tjerë për gjykim të shkurtuar për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ata do të përfitojnë ulje të dënimit me 1 të 3 nëse shpallen fajtor për akuzat e SPAK.

Digjet posteri i PS në Mirditë, nxehtet situata edhe në Durrës.
Afrimi i dites se zgjedhjeve po tensionon fushaten elektorale. Nje poster i Partise Socialiste ne dalje te rruges se Kombit, ne Mirdite u dogj nga persona te paidentifikuar. Ne Durres, palet ashpersojne tonet me akuza personale.

BSH: Rënia e Euros, pasojë e progresit të ekonomisë. Kanë ndikuar disa faktorë.
Banka e Shqiperise thote se renia e Euros eshte pasoje e progresit te ekonomise dhe rendit si shkaqe te zhvlerësimit renien e deficitit tregtar, rritjen e eksporteve, te remitancave dhe te investimeve te huaja direkte.

Përfundon emergjenca e Covid. OBSH: Kanë humbur jetën rreth 20 milionë persona.
Përfundon emergjenca globale shëndetësore e covid 19. OBSH njoftoi sot se pas gati tre vitesh pandemi tashmë bota nuk është më në emergjence per shkak te virusit qe i mori jetën rreth 20 milione personave në mbarë globin.

Tjetër masakër në Serbi. Një 21-vjeçar vret 8 persona dhe plagos 14 të tjerë.
Tjetër masaker brenda 48-orëve ne Serbi. Një 21-vjeçar vret me arme 8 persona dhe plagos 14 te tjere ne nje fshat ne afersi te Beogradit dhe arrestohet pas nje operacioni te gjere te policise. Shkaqet mbeten te paqarta.

Përgjaket festa e shpalljes së Napolit kampion. 1 viktimë, mbi 200 të plagosur.
Pergjaken festimet e napolitaneve per shpalljen e ekipit te tyre kampion te Serie A pas 33 vitesh. Nje 26 -vjecar humbi jeten, pasi u qellua me arme, ndersa mbi 200 persona te tjere u plagosen nga festimet e shfrenuara ne rruge e sheshe.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
visit shbcf.ru