Top News - Mali i Zi nën shok, 3 ditë zi kombëtare! Masakra në Cetinjë, më e përgjakshmja në dekada

preview_player
Показать описание
Të shtunën, Qeveria e Malit të Zi shpalli tri ditë zie në gjithë territorin e vendit, pas tragjedisë në Cetinjë. Nga të shtënat në lagjen Medovina të Cetinjës, një ditë më parë, mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe vetë sulmuesi. E mes të vrarëve, janë edhe dy fëmijë. Ndërkohë gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Autori i krimit një 34 vjeçar duket ka vrarë në fillim një nënë dhe dy fëmijët e saj, tetë dhe 11 vjeç, bëri të ditur kreu i policisë së qytetit Cetinje, Zoran Brdjanin. Viktimat e para jetonin në shtëpinë e autorit të sulmit dhe mediat vendase flasin për mos pagesën e qerasë si shkak për aktin e cmendur.
Më pas vrasësi, me një armë gjahu në dorë ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar pa dallim mbi qytetarët. Sulmi mori fund vetëm pasi një qytetar e qëlloi autorin, bëri të ditur, prokurorja që drejton hetimet, Andrijana Nastic. Sipas të dhënave të saj edhe një polic ndodhet mes të plagosurve.
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç shkroi në tëitter, se "është shumë i tronditur" nga kjo "tragjedi e tmerrshme" dhe bëri thirrje për "solidaritet më familjet, që kanë humbur të dashurit e tyre". Kurse kryeministri Dritan Abazoviç foli në Telegram për një "tragjedi të paparë" dhe bëri thirrje për solidaritet me familjet e viktimave të pafajshme.
Qyteti i vogël Cetinjës me 14.000 banorë ndodhet 36 km larg kryeqytetit Podgoricë. Cetinja deri në vitin 1918 ka qenë kryeqytet i krajlit Nikolla I, sot ndodhet aty rezidenca presidenciale, por jo qeveria. Sulmet të tilla kanë qenë shumë të rralla në Malin e zi. Sulmi në Cetinjë është sipas të dhënave zyrtare akti më i rëndë i përgjakshëm që ka ndodhur prej disa dekadash në vend.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë, ditë zie janë e shtuna, e diela dhe e hëna.
“Në ditët e zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore, flamujt do të jenë në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe institucioneve publike”, thuhet në njoftim. Siç thuhet në njoftim, në ditët e zisë nuk do të zhvillohen programe kulturore dhe argëtuese në ambiente publike dhe nuk do të transmetohet muzikë në ambientet e hotelierisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#MaliZi#Masaker#TopChannel
Рекомендации по теме