Top Channel/ 9.500 të vdekur nga tërmetet, thirrje nën gërmadha: “Përse u thërrmuan pallatet”?

preview_player
Показать описание
Nuk ndalet fluksi i ndihmave për Turqinë, por rrugët në disa prej zonave të goditura më rëndë nga tërmeti janë të bllokuara, dhe në shumë raste ndihma nuk po arrin në kohë. Mijëra viktima shënohen deri tani, e bilanci fatkeqësisht, sa vjen e rritet. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve megjithatë nuk janë fashitur.

Mijëra vetë janë shpëtuar tani, e pohuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nuk dorëzohen, as prej të ftohtit ndërsa buldozerët nuk kanë reshtur punën asnjë cast. Punonjës francezë të mbrojtjes civile janë duke gërmmuar në krah të kolegëve të tyre turq në Osmaniye.

Ekipet turke e kanë përqëndruar vëmendjen në këtë pallat të shembur, nën rrënojat e të cilit mendohet se mund të ketë ndoshta 32 vetë. Punojmë këtu prej orësh të tëra, dhe sapo mësuam se një person ka thirrur për ndihmë nga poshtë gërmadhave. Njësitë turke janë duke hequr tani blloqe betony, e në momentin që këto blloqe do të lëvizin, do të nxjerrim qentë.

Duhet të gjejmë sa më shumë njerëz të gjallë, kjo është motoja që motivon njësitë e shpëtimit të sfidojnë ngricat dhe lodhjen. Mes lotësh, një grua 35 vjecare e identifikuar si Diyar, 35 anni, banore e pallatit të shembur 15 katësh, pyet e dëshpëruar “përse nuk u rrëzuan dhe godina të tjera përreth tij”.

Corriere della Sera shkruan se supermarket në katin e poshtëm të pallatit kishte dobësuar themelet. Nga ana tjetër, flitet për vite të tëra abuzimi me cilësinë e ndërtimit, e ndërkohë ndërtimet pa leje dhe pa kriter dhe neglizhenca e skajshme, e kanë bërë terrenin në zonë sipas ekspertëve, edhe më të prirur ndaj pasojash më të ashpra të lëkundjeve të tokës. Mustafa Erdik i Universitetit të Bogazici it ha Al Xhazirës se nuk ka shumë vend për hamendësime përse tragjedia mori këto përmasa: “Një numër kaq i madh viktimash u shkaktua nga cilësia shumë e dobët e ndertesave”, tha ai. Që nga urbanizimi masiv i viteve 1950 e në vazhdim, përfshirë edhe periudhën pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1999, shumë pak është bërë për të parandaluar shembjet dhe për të zbatuar antisizmike, shton Erdik.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive tha se mbi se 24 mijë e 400 persona ndodhen në terren, një numër i pamjaftueshëm për të mbuluar thirrjet për ndihmë në të gjitha zonat e goditura. Përpjekjet për të ndihmuar të mbijetuariit u penguan edhe nga temperaturat nën zero dhe mbi 280 pasgoditjet e tërmetit. Edhe më keq paraqitet situata në Siri ku opozita që i kundërvihet regjimit të Bashar al Assadit thotë se me qindra familje kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e shtëpivë të shembura, por Damasku zyrtar ende nuk i ka dhënë dritën jeshile ndihmave ndërkombëtare.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Allahu Akbar. Allahu Akbar. Allahu Akbar ...

indritgjana
Автор

Po te njejten ndertime po i bon edhe Tirana e Dursi pa leje ndertimi dhe ndertesat te dobeta vetem per biznis pra merrni masa nga ky termet sa nuk esht von .

analyst