Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një grua

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një grua.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Jani Loqi.

Fillimisht shtetasja me inicialet Gjelina Lleshi, mbeti e plagosur rëndë dhe u bë nisja e saj drejt spitalës të Traumës. Por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet”, thuhej në njoftimin e parë të policisë.

“Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.”, njofton policia më tej.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Pamje: Pa koment

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Lezhë#Aksident#TopChannelNews
Рекомендации по теме