filmov
tv
Podcast #32 - Rudi Vata ||| Rrugëtimi i një udhëheqësi rebel

Показать описание
Rudi Vata lindi në Shkodër më 13 shkurt të vitit 1969. Ditëlindja e tij, 13 shkurti, përkon me atë të Liam Bradyt, njeriut që vite më vonë do i ofronte mundësinë e jetës, bashkimin me bardhjeshilët e Celticut.
Rudi ka talent dhe të mesmen e kryen në Tiranë, te “mjeshtria” siç i thonë shkollës së futbollit “Loro Boriçi” në kryeqytet.
Rikthimi në Shkodër ndodh në vitin 1987, kur trajneri i Vllaznisë, Astrit Hafizi i jep mundësinë të veshë fanellën kuqeblu. Zgjat pak historia futbollistike e Rudi Vatës në qytetin e tij pasi rikthehet sërish në kryeqytet për të vazhduar të lartën, në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Gjatë kësaj kohe aktivizohet me Dinamon, skuadër me të cilën shpallet edhe kampion i Shqipërisë.
Me hyrjen e viteve ’90 në Shqipëri ndryshon sistemi politik. Rudi Vata, mbrojtës premtues dhe profesionist korrekt, sheh të vëllain të ikë nga Shqipëria duke u nisur me një peshkarexhë nga Shëngjini në kërkim të një jetë më të mirë. Për disa javë familja nuk ka informacione për vendndodhjen e tij dhe Rudit i duhet të luajë futboll e të mbështesë prindërit në ato kohë të vështira.
Më 30 mars të vitit 1991, Shqipëria luan përballë Francës një ndeshje eleminatore. Në “Parc des Princes” përfundon 5-0 për vendasit. 22-vjeçari Rudi Vata, merr pas ndeshjes bluzën e Eric Cantonasë dhe nuk shkon në hotel me shokët por vendos të paraqitet në një rajon policie të Parisit duke kërkuar strehim politik. Në kërkim të një jetë më të mirë…
Shokë shqiptarë e ndihmojnë të sistemohet gjatë periudhës që është në pritje të dokumentave dhe e orientojnë të gjejë skuadër. Në Francë Rudi Vata luan për Le Mans dhe Tours, ndërkohë që vuan gjatë asaj kohe edhe një dëmtim në kavilje. Aty vihet në kontakt me të vëllain e larguar përpara tij nga Shqipëria.
1 vit më vonë Bejkush Birçe e thërret sërish në kombëtare. Në një Irlandë-Shqipëri në maj 1992, mbrojtësi shkodran pikaset nga Liam Brady, yll i futbollit irlandez dhe në atë kohë trajner i Celticut. Ca muaj pas ndeshjes Rudi Vata merr ofertën fatlume për t’u bashkuar me britanikët e parë fitues të Kupës së Europës, sot Champions League.
Një rrëfim i bukur që përmban edhe kujtimet me kombëtaren.
Si ai kur në vitin 1997 i shënon edhe Gjermanisë në Hanover. Në portë është Oliver Kahn dhe kapiteni ynë barazon rezultatin në 3-3. Ndeshja e famshme e sinjalit televiziv. Pas ndërprerjes dhe rregullimit të tij mësuam se Gjermania kishte fituar 4-3.
Shkodrani Rudi Vata, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares sonë pas ndërrimit të sistemit politik, tregon rrugëtimin e tij…
#RudiVata
#podcast
Kapitujt:
0:00 Hyrja
0:46 Fillimet me topin në Shkodër
2:36 Fëmijëria dhe shkolla
4:32 "Topkama" si garë në rrugica
6:31 Zbulimi i talentit
7:35 Idhujt
10:31 Nisja për Tiranë
15:06 Ndërrimi i pozicionit
19:29 Kthimi në Shkodër te Vllaznia
23:33 Incidenti i "pantoflave" dhe arratia e shokëve
31:18 Dinamo si shpëtim
37:05 Ftesa e parë në kombëtare dhe problemi i aeroportit
40:24 Largimi pa adresë i vëllait
43:17 Letra për prindërit dhe largimi nga Shqipëria
45:47 Azili politik
50:02 Çunat e kampit të refugjatëve
53:29 Liam Brady
1:02:35 Celtic - Welcome to Paradise
1:07:35 Kombëtarja e viteve '90
1:15:01 Goli kundër Gjermanisë
1:17:47 Ndeshja e karrierës
1:19:42 Trajnerët e Rudit
1:21:05 Kundërshtari më i bezdisshëm
1:23:28 Demollari si trajner dhe largimi nga kombëtarja
1:27:52 Jeta pas tërheqjes nga futbolli i luajtur
1:32:38 Rocco Vata në kombëtare
1:35:37 Përshëndetja

Комментарии