Top News - Protesta e opozitës në mediet e huaja/ ‘Çmimet e larta e korrupsioni, qytetarët në shesh’

preview_player
Показать описание
Protesta e thirrur nga opozita e bashkuar dhe shoqëria civile, e cila u zhvillua për rreth 2 orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si ‘The Washington Post’, ‘The New York Times’, ‘ABC News’, DW, Zëri i Amerikës etj.
Në artikujt e botuar thuhet se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë të enjten, duke i kërkuar qeverisë të japë dorëheqjen për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe korrupsionit të dyshuar. Duke iu referuar pjesëmarrjes në protestë, në mediet ndërkombëtare thuhet ‘Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë të enjten, duke i kërkuar qeverisë së qendrës së majtë të japë dorëheqjen për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe korrupsionit të dyshuar”.
Ndërkohë vëmendje ka marrë edhe ish-kryeministri Berisha, për të cilin shkruhet se mbi të rëndon një vendim I DASH që e shpall atë nongrata për korrupsion dhe minim të demokracisë.
‘Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tre zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion’, shkruan The Associated Press në artikullin e saj.
Protesta nisi rreth ores 19 për tu mbyllur me fjalën e ish-kryeministrit rreth ores 21 të mbrëmjes.

Photo By: The Washington Post’, ‘The New York Times’, ‘ABC News’, DW, Zëri i Amerikës etj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Protesta#Opozita#topchannel #TopChannel
Рекомендации по теме
join shbcf.ru