filmov
tv
Top Channel/Brutaliteti serb, klubet shqiptare të Preshëves kërkojnë ndihmë nga Kosova e Shqipëria!

Показать описание
Brutaliteti i ndërhyrjes së policisë serbe ndaj futbollistëve shqiptarë të klubit të futbollit Tërnoci në Preshevë, ka ngritur alarmin për nevojën që institucionet shtetërore të Kosovës të tregohen më vigjilente në mbrojtje të të drejtave të tyre. Pas ndeshjes KF Tërnoci - Mladost, në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës, policia serbe hyri në dhomat e zhveshjes së klubit shqiptar dhe keqtrajtoi lojtarët dhe stafin teknik, madje ushtroi dhunë fizike ndaj tyre. Kryetari i KF Tërnoci, Jusuf Hasani, u shpreh për Kosovapress se ky incident nuk është i vetmi dhe kërkoi ndihmë nga Kosova e Shqipëria.
Po, presim me siguri, ndoshta një mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria dhe besoj që në të ardhmen do të funksionojmë edhe më mirë, por kemi kërkuar edhe nga instancat e sigurisë që siguria jonë të jetë më e madhe e jo sikur që e keni parë në Bosteligrad...Kërkesat tona të më hershme që i kemi bërë para disa viteve, na ka thënë që është e rregulluar me ligj që Federata e Futbollit të Kosovës nuk mund ta ndihmojë një klub jashtë territorit të Kosovës dhe ne e kemi kuptuar këtë, por po besoj që do të ishte gjendur ndonjë mundësi siç bën Serbia për klubet e veta në Kosovë edhe jashtë Serbisë, besoj që edhe Kosova edhe Shqipëria do të kishin mundur ta gjejnë një mundësi.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit reagoi përmes drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Sportet pranë kësaj ministrie, Fidan Shatri, i cili tha se po shihet tashmë mundësia që sportistët dhe klubet sportive në Luginën e Preshevës të ndihmohen edhe financiarisht.
Ndoshta, në të kaluarën dhe në të tashmen ka pasur raste, ka pasur mbështetje direkte nga qeveria për Luginën e Preshevës. Në rastin e Ministrisë së Sportit, infrastruktura ligjore nuk na e ka mundësuar t’i mbështesim me buxhet direkt klubet, por do të rregullohet në këtë drejtim që t’iu jepet kjo mundësi dhe besoj që edhe do të përfitojnë sportistët, por edhe klubet sportive si organizata sportive.
Përveç Kosovës, klubeve nga Lugina është kërkuar t’iu jepet ndihmë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas trajnerit, Jusuf Tortoshi, shtetit serb synon shkatërrimin e sportit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ata janë popull, që kudo që ndodhen shqiptarët, ku ekziston ndonjë klub shqiptar, ata veç mundohen ta bëjnë shkatërrimin e jo avancimin e përparimin, kështu që është një situatë alarmante atje. Nuk e di sa mund të durojnë. Nëse kështu duan të ekzistojnë, mund të ekzistojnë e tani çdo klubi ndoshta i duhet pak ndihmë, sidomos atje, ndihmë financiare, apo se si do të realizohej, nëse ka mundësi Federata jonë apo e Shqipërisë, por janë klubet edhe në Kosovë që kanë nevojë për ndihmë financiare….
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Preshevë#TopChannelNews