Edicioni i Lajmeve Tv Klan 15 Prill 2025, ora 19:30 | Lajme - News

preview_player
Показать описание
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 15 Prill 2025

Mbyllja e negociatave në 2027, Rama: BE nuk të fal asgjë, më 11 maj do ia çajmë rrjetën opozitës

Një ditë pas hapjes së grup-kapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama është optimist për mbylljen e tyre brenda vitit 2027. Ai thotë se më 11 maj, socialistet “do t’ia çajnë rrjetën opozitës”.

Berisha: “McGonigal”, skandal që nuk mbyllet për Ramën. Ulje taksash për biznesin e vogël

Sali Berisha thotë se Edi Rama nuk do te shpëtojë dot nga skandali i korruptimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGognigal. Në një takim me sipërmarrësit, kryedemokrati premtoi uljen e taksave për biznesin e vogël.

LaCivita rrëfen në Opinion marrëdhënien me Berishën: ''Non Grata'' vendim i korruptuar

Këshilltari amerikan i opozitës, Kris LaSivita deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” ne Tv Klan, se vendimi për shpalljen e Sali Berishës “Person Non Grata” ishte vendim i korruptuar dhe jo-legjitim nga administrata e mëparshme amerikane.

Trazira në kampin e Gjadrit, lëndohen 3 emigrantë, njëri rikthehet në Itali

Trazira në kampin e Gjadrit. Një grup emigrantesh kanë dëmtuar dhomat ku po mbahen, ndërsa 3 prej tyre janë plagosur me thikë. Situata u vu nën kontroll me ndërhyrjen e forcave italiane të sigurisë që administrojnë kampin.   

SPAK kërkon dënimin me 4 vjet burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

SPAK kërkon dënimin me 4 vjet burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nëse shpallet fajtor ai do të përfitojë ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti detyrohet të japë dorëheqjen për mandatin

Dështon seanca e konstituimit te Kuvendit te Kosovës. Deputetët nuk arritën as të bënin betimin pasi opozita e quajti shkelje faktin që kryeministri Kurti dhe disa ministra nuk kishin dhënë dorëheqjen, duke i detyruar ata të bëjnë këtë akt. 

FIFA dënon Shqipërinë, 20% e stadiumit në ndeshjen kundër Serbisë do të jetë e mbyllur

FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 20 mijë franga zvicerane dhe me mbylljen e 20% të stadiumit në ndeshjen kundër Serbisë për eliminatoret e botërorit. Shkak behet sjellja diskriminuese e tifozëve në përballjen me Andorrën.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po çfare Kulture Ka nje Kryeminister QE perdore fjalen imorale Noc Rroku ❓❓❗❗

ManushManushcelaj
visit shbcf.ru