filmov
tv
Top News - Si e arrestoi SPAK kryebashkiakun/ Korrupsioni u zbulua nga përgjimet telefonike
Показать описание
Paralajmërimet e një ditë më parë nga kreu i spak, Arben Kraja janë bërë fakt këtë të martë në Lushnjë. Një dosje e plotë krimi është përgatitur tashmë me 11 të akuzuar, mes të cilëve kryebashkiaku Fatos Tushe.
Nuk dihet përgjegjësia e këtij të fundit, por hetimet që janë bazuar mbi përgjimet disamujore kanë zbuluar korrupsionin në afro 2 milionë euro, korrupsion në të cilën janë përfshirë shumë zyrtarë të ndërmarrjes së pasurive të paluajtshme. Shumë përgjime telefonike janë provat, ndërsa hetimet vijojnë për të grumbulluar të tjera prova.
Forcat e posaçme RENEA në bashkëpunim me SPAK dhe policinë e shtetit zbarkuan këtë të martë në Lushnjë, ku u zhvillua një operacion masiv anti-korrupsion në rrjetën e së cilit ka rënë kryebashkiaku Fatos Tushe.
Operacioni masiv është shtrirë në Ndërmarrjen e Pasurive të Paluajtshme në Lushnjë. Si pasojë e hetimeve në sektorët financiarë të kësaj ndërmarrjeve ka rezultuar se kryebashkiaku Tusha në bashkëpunim edhe me persona të tjerë nga zyra e Urbanistikës dhe Kadastrës, kanë shkaktuar një dëm total prej 2 milionë eurosh. Sasia marramendëse e parave që ka dëmtuar rëndë arkën e kësaj ndërmarrjeje ka ardhur si pasojë e abuzimit me tenderin e dhënë për kanalet ujitëse.
Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në pah edhe përfshirje të tjera të kryebashkiakur në procese tenderimi kryesisht për pastrimin e qytetit të cilat kanë sjellë dëme miliona lekësh.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SPAK#FatosTushe#TopChannel