“Po SHKALLOJA…”/ Trondit Olta Gixhari: Më thonin s’do bëhesh nënë…

preview_player
Показать описание
Aktorja Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.
Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.
Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.
“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.
Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.
Kam gjithë jetën që dua ta them, por unë mendoj se një Olta Gixhari ka”, shprehet Olta në promon e intervistës.
Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big Brother Vip Albania” teksa ishte në podcastin e Mira Kazhanit. Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.
‘Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar’
#lajmetefundit #tregimepopullore #showbiz #oltagixhari #mama #femije #familje #bbv3
Subscribe to our channel "Sekrete VIPASH" on YouTube for daily NEWS and INFO
____________________________

Sekrete VIPASH është një platformë informacioni mbi jetën e njerëzve të famshëm në Shqipëri dhe kudo!

Prodhim i Sekrete VIPASH

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : Sekrete VIPASH

℗ & © Sekrete VIPASH. All Rights Reserved.