Top News - Pranga 28-vjeçarit, në hetim 3 shokët/ Qëlloi me armë zjarri pranë banesës të policit

preview_player
Показать описание
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Ferras, Divjakë, ku u qëllua me armë zjarri në afërsi të një banese në Divjakë. Policiua ka arrestuar 28-vjeçarit, Gedis Lipe, i cili qëlloi pranë banesës së një ish-efektivi të FNSH-së akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Në hetim për të njëjtën ngjarje kanë rënë kanë rënë edhe shokët e tij, të tre banues në Lushnje, të cilët akuzohet për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim i krimit”.
Lipe në bashkëpunim me tre personat e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës ish-efektivit të FNSH-së.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Divjake#Arrested#TopChannel
Рекомендации по теме