Report TV - Përfshihet nga flakët dhe digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë

preview_player
Показать описание
Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit.

Shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Uuu Zoti qofte me ju o populli Shqipetar kudo qe te jeni🙏🙏

giahernandez
Автор

Pershendetje
Po nuk kontrollohen mjetet para se te nisen
Autobuzet ne pergjithesi jane te vjeter duhet te kete afat punimi
Kjo eshte puna e mekanikeve

fatbardhaavdej
Автор

Per fat te mir qe nuk ka shperthyer ne tunel, se do kishte incidente shum te medha. Na ruajt Zoti popullin 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

qanieking
Автор

Mase digjen dhe autobuzat e hermesit ti qiet motara barbonit

matogruda