Ora News - Një në katër persona vuajnë nga problemet e shëndetit mendor

preview_player
Показать описание
#rtvora #oranews

Numri i atyre që u drejtohen specialistëve për t’u këshilluar në lidhje me shëndetin mendor sa vjen e rritet edhe në vendin tonë. Një gjë të tillë e konfirmon edhe psikiatrja, Arjana Rreli, e cila thekson që edhe pse qendrat komunitare kanë në fokus punën dhe aktivitetet me komunitetin për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie ka ende punë për të bërë pasi mungojnë kapacitetet dhe burimet njerëzore.

Një në 4 persona në të gjithë botën sot vuajnë nga problemet e shëndetit mendor kjo sipas statistikave të Organizatës botërore të shëndetësisë. Sipas psikiatres Arjana Rreli problemet e shëndetit mendor janë të kudo ndodhura dhe ka një rritje të numrit të personave të prekur me probleme të tilla jo vetëm në vendin tonë.Sipas saj problem mbetet çrregullimi i ankthit.

Rreli shpjegon se qendrat komuntiare në vendin tonë e kanë në fokus punën dhe aktivitetet me komunitetin për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie, por ka ende punë për të bërë pasi mungojnë kapacitetet dhe burimet njerëzore.

Rreli: Sot hasemi më tepër me problemet minore si ç'rregullimet e ankthit. Sot kushtet kanë ndryshuar, por ende mungojnë kapacitetet dhe burimet njerëzore, gjithashtu edhe strukturat.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpiegon se po shkohet drejt një modeli shtëpi familje për t’u ardhur në ndihmë këtyre personave.

Manastirliu: Është shumë e rëndësishme që edhe atyre personave që vuajnë nga problematika të shëndetit mendor t’i ofrojmë shërbimin e duhur. Trajtimi më i mirë nuk është spitali, por shtëpia. Kur nuk ka mundësi për rikthim në shtëpi atëherë strajtimi më i mirë janë shtëpitë e mbështetura.

Ora News arriti të intervistojë Edmondin sot 40 vjeç që edhe pse me probleme shëndetësore ai beson që do të bëhet mirë.

Edmond: Kam qenë i shtruar në spital tek psikiatria, tek 5. Sëmundja do hiqet do bëhem më mirë.

Në 2020 pritet që personat me probleme të shëndetit mendor të zënë vendin e parë duke pasuar problemet kardiovaskulare që aktualisht zënë vendin e parë.

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме