Berisha: Dyshja famëzeze Rama-Balluku ndanë për të blerë zgjedhjet mbi 250 mln euro

preview_player
Показать описание
#oranews #saliberisha #edirama #beindaballuku #qeveria #pd

Lideri i opozitës, Sali Berisha, pasi bëri një bilanc të aksidenteve tragjike dhe viktimave të ekzekutuar nga klanet kriminale përgjatë verës, theksoi se qeveria mori vendime në të cilat vodhi haptas qindra e qindra milionë euro.

‘Vetëm tre javë më parë në një vendim, dyshja famëzeze Rama-Balluku rritën me 2.2 herë faturën e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, faturën e rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa. Rritën me 100% faturën e bypasit të Elbasanit. Ndanë mënjanë për të blerë zgjedhjet, jo 10 apo 20, por mbi 250 mln euro, vetëm me një vendim që e morën në gusht, në piskun e vapës’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, shtatori la prapa një verë e cila, siç ishte me temperaturat e papara më parë, ishte dhe me shpërthimin e botës së krimit, vjedhjeve si asnjë verë tjetër në histori. Gjatë kësaj vere, mbi 60 qytetarë shqiptarë u vranë në rrugët e vendit nga klanet kriminale, ose vetvranë në banesat e tyre. Gjatë kësaj vere rendi ishte në duart e krimit. Gjatë kësaj vere qeveria mori vendime në të cilat vodhi haptas qindra e qindra milionë euro.

Follow Televizionin Ora News

Комментарии
Автор

Po sikur je me ta dhe ti ...po grij me ata që ke poshtë se hana atje ku janë .

metepeci