filmov
tv
Top Channel/ 15 mijë të huaj jetojnë në Shqipëri, tendenca tregon rritje
Показать описание
Shqipëria është kthyer në një magnet që tërheq turistët nga e gjithë bota për të vizituar vendin, por përpos kësaj edhe numri i të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, po rritet vit pa viti.
Teksa ecën në rrugët e kryeqytetit, nuk gjen vetëm turistë me dëshirën për të parë vendin tonë e të njohin historinë e Shqipërisë, por edhe shumë të tjerë që e kanë parë atë si një vend perfekt për të jetuar. Pjesa më e madhe e të huajve që jetojnë në Shqipëri janë nga Italia dhe Turqia.
“Jam nga Turqia, jetoj prej 5 vitesh në Tiranë. Shqipëria është si të jem me pushime. Vajza ime ka lindur këtu, gruaja ime është nga Ukraina, dhe ne e duam Tiranën sepse ka shumë siguri për ne”.
“Vijë nga Italia, dhe jetoj tashmë prej 1 viti në Shqipëri. Vendi që keni është arsye pse zgjodha të jetojë këtu. Hahet mirë, njerëzit janë të mrekullueshëm, jeni një vend në zhvillim”.
Pyetjes se çfarë duhet të përmirësohet në Shqipëri, ata i përgjigjen kështu:
“Duhet të rishikoni kostot e jetesës. Pagat nuk përshtaten me kostot e jetesës, ajo i tejkalon mundësitë ekonomike të qytetarëve. Mendoj që gjëja e parë që duhet të përmirësoni është kjo, të rriten pagat që të keni mundësi të jetoni, jo të mbijetoni”.
Deri më tani janë më shumë se 15 mijë shtetas të huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Teksa parashikohet që që ky numër të rritet. Të huajt e konsiderojnë Shqipërinë si një vend që ofron sigurinë e duhur për të jetuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Turistet#Bota#TopChannelNews