filmov
tv
Klan News - Kryesia e Bashës i merr vulën e partisë Gazment Bardhit

Показать описание
Kryesia e PD që mbështet Lulzim Bashën ka vendosur që t’i heq vulën e partisë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe pse për mediat nuk është bërë e ditur që PD të ketë zhvilluar një mbledhje kryesie, vendimi mban datën e 18 Korrikut.
Në vendimin që mban firmën e 17 anëtarëve, thuhet se pasi Bardhit i hiqet e drejta për të administruar vulën e PD, kjo kompetence i kalon Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa. Sipas vendimit, ky ka qenë propozimi i 1/5 së anëtarëve të Kryesisë.
Një vendim i tillë vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Po ashtu, vendimi i Kryesisë së PD u bë publik vetëm pasi Bardhi njoftoi se brenda kësaj jave do të mblidhte Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zgjedhjet e 29 Korrikut.
Duket se lëvizjet brenda PD zyrtare po e thellojnë edhe më shumë përçarjen brenda tyre, por dhe brenda PD në tërsi, përfshirë edhe me atë të Berishës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan