Top News - Rama kërkon mbrojtje nga Izraeli / Sulmet kibernetike iraniane, Kryeministri në Tel Aviv

preview_player
Показать описание
Pas mbledhjes së këshillit të sigurimit nga presidenti Bajram Begaj për sigurinë kibernetike dhe kontrolleve në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, kreu i qeverisë, Edi Rama udhëtoi drejt Izraelit, ku u takua me themeluesin e kompanisë, CheckPoint.
Facebook Rama: “Tel Aviv - Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shëed” – shprehet Rama në Facebook.
Kompania CheckPoint ofron shërbime për parandalimin e sulmeve ndaj të dhënave të qytetarëve dhe shërbimeve publike. Qeveria amerikane i ka besuar Check Point mbrojtjen e sistemeve të saj prej më shumë se 25 vitesh.
Kjo kompani raporton se rreth 58 përqind e shteteve në botë janë goditur të paktën një herë në sulmet kibernetike dhe teksa shkalla dhe sofistikimi i sulmeve kibernetike kundër qeverive dhe shërbimeve vendore është në rritje, është gjithnjë e më sfiduese të qëndrosh përpara kriminelëve kibernetikë. Sipas CheckPoint, kostoja e sulmeve kibernetike po rritet dita ditës duke kaluar nivelin e 2 milionë dollarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#Izrael
Рекомендации по теме