Stop – Emisioni i plotë – 25 Mars 2025 (Sezoni 10)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Pusht dhe dashnore kolektive”, loja e re e Ramës e Bashës për fushatë
Kur fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, figurat kryesore të politikës janë përfshirë në replika e batuata, duke nxjerrë në plan të dytë programet. Basha e Rama së fundi kanë nisur lojën me batuta filmash, kur Rama tha, se ai dhe Berisha e kanë bërë si dashnore kolektive. Ndërsa Basha i kujtoi një tjetër prodhim kinematografik shqiptar, duke u shprehur, se Rama është bërë si pusht.

Vrasja e 18 vjeçarit në Voskopojë, austriaku mohon ekspertizën me firmën e tij
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka trajtuar rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjeksia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë, që ka ndodhur me të riun e ndjerë.E vetmja zgjidhje, që kjo cështje të zbardhet, u pa dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, i pandikuar nga Mjeksia Ligjore në Shqipëri.Prokurorja e katërt, që hetoi këtë cështje, Vasjana Postoli, e dërgoi kryerjen e një akt-ekspertimi në Austri.Procedura vonoi 2 vjet dhe në 2024-ën, konkluzionet mbërrijnë në Korcë.Rezultati i dokumentit të Prof. Dr. Christian Reiter mbi këtë ngjarje, bazuar në informacionin e dërguar nga Organi i Akuzës në Shqipëri, është, se 18 vjecari Antonio Karafili është vetëvrarë, pasi nuk vërtetohet prania e një personi të tretë.Por prindërit e Antonios së ndjerë kanë dyshime, se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriake mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar.Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron, se nuk e ka fare idenë e kësaj cështjeje nga Shqipëria. Një tjetër, ka të bëjë me mungesën e firmave dhe vulave, që mungojnë në fletët e këtij akti. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit.

“Çfarë i thonë 1 mo”, çertifikatë në italisht, pa ditur një fjalë, fati i noteres
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Aso kohe, noterja Haxhiu,nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja. Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë tonë, na sinjalizoi, se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në Ministri.Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht.Pas transmetimit tonë të fundit, Sektori i Monitorimit të Veprimtarisë Noteriale vlerëson, se informacioni i paraqitur nga emisioni "STOP" në datën 3 mars 2025, paraqet indicie të mjaftueshme për nisjen e hetimit, nëse noterja gjendet në kushtet e papajtueshmërisë me ushtrimin e funksionit të saj. Në këto kushte, do të realizohet hetimi disiplinor dhe realizimi i verifikimeve, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Oh mor djema sa raste ka te kesaj natyre, ju pershendes jeni te mbrekullushem

hurmadulluku
Автор

Genci Angjellari një gazetar shumë i përgatitur.

zamiramulla
Автор

Ah moj nënë, zoti të paska dhënë forcë për t'i shkuar deri në fund historisë së djalit. Je nënë, grua trime.

zamiramulla
Автор

Mbrem nuk ju pash ne YouTube nuk pati mbrem stop apo nuk e dha YouTube

MondiHoxha-od
Автор

Hahahahah ajo e fundit me gocat jeni të pa parë... Nuk le asnjë emision tuajin pa e pa...jeni antistres... vertete zgjidhni e hallet e njerëzve jeni shumë unik... i'u ruajt Zoti🙏❤️❤️

eri
Автор

Une thoja pse nuk behet shqiperia...po normale keto rrine duke pare filma

servisalbania
Автор

Po tme thuash per greqisht te thaj oor italisht e anglisht ose gjuhe tjeter smar vesh fare andej un

MondiHoxha-od
Автор

Pershendetje pse TV klani nuk jepet ne YOUTUBE?

NatashaPrifti-dl
Автор

Haha sa fliske italisht o sajmo
Di dhe un italisht
Mprsh
Amore mio
Stupido

MondiHoxha-od
Автор

Jo roberte camcakizi eshte te horzontete hapura

bertibendaj
visit shbcf.ru